No Result
View All Result
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
No Result
View All Result
Gazeta Reforma

Meta në mbështetje të deklaratës së Avokatit të Popullit: Të hiqet karantina për të kthyerit nga Greqia

08:23 23/04/2021
Reading Time: 2 mins read

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageNormalLoad.php on line 70

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageNormalLoad.php on line 73

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të deklaratave të Avokatit të Popullit në lidhje me heqjen e karantinës dy javore për emigrantët shqiptarë të kthyer nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Meta shkruan se Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse shtetërore duhet të anulojnë çdo vendimmarrje që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale dhe se kanë për detyrë të marrin vendime që mbrojnë shëndetin dhe respektojnë të drejtat, ndër të edhe e drejta për të zgjedhur.

“Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë! Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit!”, thotë Meta.

Reagimi i plotë:

Mbështes plotësisht gjetjet, vlerësimet dhe Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për anulimin e menjëhershëm të Urdhërit nr. 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që  vijnë  në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Është për të ardhur keq, që emigrantëve në kufi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, u është kërkuar nënshkrimi i një formulari me detyrim, për vetëkarantinimin 14 ditor.

Kjo kërkesë ka ardhur mbi bazën e një akti që nuk kishte hyrë ende në fuqi, pasi Urdhri nr. 219, datë 19.4.2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si një akt me karakter normativ, në përputhje me nenin 117, pika 1, të Kushtetutës, merr fuqi juridike vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare.

Akoma më i keqardhur ndihem për faktin se, në situatën pandemike, vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë dhe një urdhër që pasohet me sanksione administrative, zbatohet pa hyrë ende në fuqi, e publikohet 2 ditë pas miratimit e zbatimit.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përmes Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, dhe çdo organi tjetër kompetent për dhënien e masave administrative, të kenë kujdes nga dalja e Rekomandimit të Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Merrni masa të reagoni me përgjegjshmëri, objektivitet, dhe jashtë ndikimeve politike!

Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë!

Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit!

 

Tags: Avokati i PopullitIlir Metakarantina per emigrantetZgjedhjet e 25 prillit
Next Post

Warning: Undefined array key "jnews-75x75" in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/Image.php on line 93

Warning: Trying to access array offset on value of type null in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageLazyLoad.php on line 100

Rama “flet gjuhën e kampionit”, i bën biografinë vetes me këngën e Noizy-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You're not logged into Tiktok, please login here
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.