Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta kthen në kuvend ligjin për vettingun në polici: “Qeveria kërkon që të kontrollojë procesin”

14:49 19/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend, ligjin që ka të bëjë me vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, ose thënë shkurt “vettingun” në polici.

Ai e shoqëron mosdekretimin e këtij ligji edhe me arsyet përkatëse. Sipas presidentit, “konstatohet se ky ligj cënon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues nr.12/2018”.

“Ndryshimet e miratuara me këtë ligj nuk krijojnë garancitë e nevojshme se një proces kaq i rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë hapa pas në raport me standartet e ligjit në fuqi,”  – thekson Presidenti Meta.

Në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2019 duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij, mbështetur në këto argumente:

Së pari, dispozitat e ligjit nr.20/2019, cenojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/2018, si dhe krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri.

“Ka rezultuar se, për hartimin dhe miratimin e këtij ligji kanë bashkëpunuar të gjitha forcat politike në Kuvendin e Shqipërisë si pozita, ashtu edhe opozita. Ky ligj është votuar me 88 vota pro, 1 kundër dhe 32 deputetë kanë abstenuar, duke reflektuar kështu një terren bashkëpunues dhe jo kundërshtues midis forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë.”

Më tej, presidenti thekson se,  “këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht”.

Së dyti, ligji nr. 20/2019, eleminon detyrimin ligjor për të përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar brenda një afati të caktuar, duke krijuar kështu mundësinë e zgjatjes së tij pa afat dhe një terreni të përshtatshëm për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut) nga struktura e SHÇBA-së.

Etiketa: Ilir Metapolicivettingu

Të tjera

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash
Aktualitet

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e SPAK. Myzyri është...

11:44 22/01/2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, duke dënuar Leonard Dukën...

23:06 21/01/2026
Para

Kaloi vettingun, Komisioneri Publik e ankimon në KPA prokurorin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

11:44 22/01/2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

23:06 21/01/2026
16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

22:36 21/01/2026
Çfarë dihet dhe çfarë nuk thuhet për Jet Bank, bankën e re digjitale në Shqipëri

Çfarë dihet dhe çfarë nuk thuhet për Jet Bank, bankën e re digjitale në Shqipëri

16:46 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.