Pronari i Facebook-ut, Meta, është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave të njerëzve gjatë transferimit të tyre midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së për privatësinë, shkruan BBC.
GDPR përcakton rregullat që kompanitë duhet të ndjekin për të transferuar të dhënat e përdoruesve jashtë BE-së.
Meta thotë se do të apelojë vendimin “të pajustifikuar dhe të panevojshëm”.
Pronari i Facebook-ut, Meta, është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave të njerëzve gjatë transferimit të tyre midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së për privatësinë.
GDPR përcakton rregullat që kompanitë duhet të ndjekin për të transferuar të dhënat e përdoruesve jashtë BE-së.
Meta thotë se do të apelojë vendimin “të pajustifikuar dhe të panevojshëm”.
Në mars, Meta u detyrua të paguajë 5.5 milionë euro për shkak të shkeljeve të bëra nga WhatsApp.
Gjoba e fundit, e iniciuar nga rregullatori irlandez, fillimisht synonte që Meta të pezullonte transferimin e të dhënave. Por, rregullatorët e tjerë të BE-së kërkuan që Meta të gjobitej.