Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mësuesja te ‘Jeronim de Rada’ letër për gënjeshtrat e Erion Veliajt: Kam turp kur i shpjegoj nxënësve mashtrimet e tua

12:31 28/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Mësuesja e shkollës 9-vjeçare ‘Jeronim de Rada’ në Tiranë, Brunilda Çerraga, ka publikuar një letër demaskuese për propagandën e Erion Veliajt.

Në një postim të gjatë, ndër rreshta, mësuesja shkruan se i vjen turp që për mashtrimet e kryetarit të bashkisë, duhet të gënjejë nxënësit e saj.

Lidhja e emrit të saj me politikën, nga ana e Veliajt, bëhet sipas saj si shenjë hakmarrje për letrën e parë që ajo publikoi më 14 shtator.

Shkrimi i plotë i mësueses Brunilda Çerraga:

Për miqtë e mi,

Kanë kaluar dy javë nga një letër e hapur që bëra duke iu drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas gënjeshtrave të vazhdueshme që artikuloi në fjalimin e mbajtur në inaugurimin e shkollës ‘Jeronim de Rada’ në Tiranë dhe përgojimit të figurës sime prej mësueseje duke e lidhur ndjesinë time dhe emrin tim me politikën.

Për këdo nga ju që më njeh në këto vite e di mirë se punën time unë e bëj pa kërkuar vëmendjen e askujt. Por kur Kryetari i Bashkisë vijon edhe pas dy javësh të përsërisë të njëjtat gënjeshtra, më lind detyrimi t’u shpjegoj miqve të mi se sa keq të bën të ndihesh një kryebashkiak që gënjen.

Mënyra se si reagoi Kryetari i Bashkisë ishte zhgënjimi i parë, pasi ai, jo vetëm nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura në letrën time, por u mundua të rrëmonte te familjarët e mi që situatën ta kthente politike. Me këtë hap më duhet të dyshoj se politika është mënyra e tij për të fshehur të vërtetat. Dhe këto të pavërteta ai i përhapi në media, duke dalë thuajse çdo ditë në TV në këto dy javë.

E vënë përballë pyetjeve të prindërve të nxënësve, miqve e të njohurve të mi, ndjej detyrim moral të shpreh keqardhjen për gënjeshtrat dhe sajesat politike të Kryetarit të Bashkisë.

E ndjej të nevojshme të theksoj se unë nuk gërmova mbi të as si Kryetar i Bashkisë, as si individ, se ç’ka bërë deri ditën që ka ardhur në këtë detyrë. Unë u mora me një fenomen, për të cilin duhet të skuqej kur ta përmendte: faktin që gjatë përgatitjeve për ceremoninë e përurimit të shkollës, u injorua nga stafi i tij tërësisht shëndeti i mësuesve.

Pavarësisht bindjeve politike që kanë të afërmit apo miqtë e mi, unë i qëndroj larg politikës, sidomos kur jam përballë nxënësve të mi. Po të merresha me politikë, do të merresha me mënyrën se si u përdorën fondet e dhëna për restaurimin e shkollës.

Unë nuk do të doja t’u thoja nxënësve të mi se kryebashkiaku gënjen pa asnjë shkak. Gënjen për shkollën, që e paraqiti si rindërtim pas tërmetit, ndërkohë që restaurimi i saj ishte planifikuar që në fillim të vitit të kaluar shkollor; gënjen për një takim me mua në rrugë, kur në fakt ai nuk ka ndodhur. Ai injoroi faktin se mësuesit që u karantinuan, kishin punuar deri ditën e fundit për të bërë gati gjithçka, edhe pse administrata e tij e dinte se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë me Covid-19 dhe disa të tjerë ishin në pritje të rezultatit të tamponit dhe megjithatë vazhduan të punonin duke zgjatur zinxhirin e të infektuarve.

Kjo shpërfillje ndaj shëndetit të mësuesve gjatë ditëve të përgatitjes dhe injorimi i plotë pas inaugurimit, më bën të ndjej keqardhje ndaj atij që qeveris sot qytetin tim.

Nuk kam dashur t’u shpjegoj nxënësve se çfarë është politika, pasi kam dashur të respektoj natyrën apolitike të shkollës dhe kulturën sipas së cilës duhet t’u flasim fëmijëve si të bëhen qytetarë të mirë dhe drejtues të mirë, duke respektuar tjetrin e duke thënë të vërtetën.

Më janë drejtuar pyetje të shumta se përse kryebashkiaku i Tiranës ka vijuar të merret me figurën time. Nuk mundem ta fsheh më se z. Veliaj ka gënjyer në mënyrë të hapur. Nuk ishte qëllimi im ta bëja këtë, por ai më detyroi të pohoj që ka gënjyer kur deklaroi se e kam takuar, se isha e sëmurë dhe nuk e di arsyen se përse duhet të thotë diçka të tillë.

Në fakt, unë nuk isha e sëmurë, ashtu si ai pohoi duke shqetësuar pa të drejtë, nxënësit e mi, miqtë e mi, por mbi të gjitha nënën time, së cilës për një çast mendova se do kishte kurajën që t’i kërkonte ndjesë publikisht pas letrës sime. Në fakt u gabova, pasi ai jo vetëm nuk kërkoi ndjesë, por vijoi të përhapte të njëjtat gënjeshtra në çdo media ku foli.

Ndryshe nga ai unë i kam mësuar nxënësit e mi të kenë guximin t’u kërkojnë falje të tjerëve kur thonë një të pavërtetë apo sajojnë për tjetrin diçka të paqenë.

Unë ndihem me turp që këtë vit shkollor e kam nisur duke i shpjeguar nxënësve të mi gënjeshtrat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt mësueses së tyre, njeriut të cilët ata, aq çiltërsisht, e kanë thirrur deri më sot ‘lali’.

Por ‘lali’ zhgënjeu nxënësit e mi, ashtu siç besoj se ka zhgënjyer dhjetëra qytetarë kur e kanë parë e dëgjuar se si ai përdor çdo media për të sulmuar një mësuese, për ta politizuar të vërtetën.

/GazetaReforma.com/

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë
Aktualitet

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Operacioni, i koduar “Platforma”,...

19:09 13/05/2025
Para

Nuk e keni kuptuar nëse jeni infektuar apo jo me koronavirus? Ja kush është simptoma më e besueshme...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.