Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Pogradec, ku mjeti është shkrumbuar totalisht dhe ka rrezik në njërin aks të rrugës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Pirg, ndërsa burime bëjnë më dije se në mjet po udhëtonin tre persona. Mjeti ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë rënë prej një shkëndije elektrike. “Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në mjetin mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ishte aksidentale. Gjithashtu grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi nga Policia
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.