Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS-së”, Meta përballet sërish me Ramën

12:54 19/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta u shfaq me tone mjaft të ashpra në konferencën e përjavshme për mediat. Gjatë fjalës së tij ai tha se Edi Rama nuk ka probleme me LSI-në apo Ilir Metën, por me demokracinë.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fortë të Ramë se do e çonte LSI-në për skap, Meta solli në vëmendje largimet e deputetëve nga rradhët e LSI.

“I vetmi shqetësim që kam unë për LSI-në është se kështu siç po sillet ai do ta trefishojë, se për  ta dyfishuar e ka dyfishuar se e ka ndihmuar me këtë procesin e pastrimit dhe i ka treguar të gjithë socialistëve se si merr llumin e LSI-së dhe e shpall ajkën e Partisë Socialiste.”, ka deklaruar Meta.

Gjithashtu Meta theksoi se vota është e ardhmja e Shqipërisë dhe inkurajoi qytetarët që të votojnë pa trysninë e presioneve ku mund të gjenden.

Pjesë nga reagimi:

Nuk ka asnjë problem zotëria me Ilir Metën, as me LSI, ka problem me demokracinë, ka problem me zgjedhjet, ka problem me llogari-dhënien dhe ka një detyrë  mesa duket për të bllokuar vendin, siç e ka bllokuar praktikisht në procesin e integrimit evropian.

E bllokoi me qarkun e Fierit atëherë, apo e harruat? E zhbllokoi me marrëveshjen që bëra unë me të, që ja vura si kusht votimin e atyre ligjeve para zgjedhjeve dhe e ka bllokuar dhe tani sepse kërkon të mbajë më pahir pushtetin në kurriz të të ardhmes së vendit, në kurriz të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe shpalli dje dhe që do marrë peng Partinë Socialiste pas zgjedhjeve, se s’dua të hyj më tej dhe është puna e tij.

Një gjë dua ta keni parasysh, nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI-së. Ilir Meta nuk është nga ata që ndërrojnë parti, është nga ata që themelojnë parti.

E dyta, i vetmi shqetësim që kam unë për LSI-në është se kështu siç po sillet ai do ta trefishojë, se për  ta dyfishuar e ka dyfishuar se e ka ndihmuar me këtë procesin e pastrimit dhe i ka treguar të gjithë socialistëve se si merr llumin e LSI-së dhe e shpall ajkën e Partisë Socialiste.

Le t’i verë ata të gjithë në krye të listave dhe do ta marri mesazhin nga socialistët. Por kam frikë se do ta trefishojë dhe shqetësimi im është se kush e duron Monikën pastaj që të thotë ja ku dallon në drejtim një grua nga një burrë.

Por ky nuk është problemi im. Problemi im është pandemia, problemi im është shpopullimi që e kam ngritur prej kohësh, problemi im janë koncesionet, problemi im është dalja nga kontrolli e borxhit publik që është i pakontrollueshëm, problemi im është biznesi i ri që është bërë i arbitrazheve për të cilin nuk ka asnjë lloj transparence dhe askush nuk e di kur të kontabilizohet borxhi i Shqipërisë se sa do të jetë pas pak kohësh.

Këto janë problemet e mia, se këto janë problemet e shqiptarëve. Ilir Meta do të jetë rrugëve në Tiranë, rrugëve në Vlorë, kudo që populli shqiptar të ketë besim te demokracia, të ketë besim te vota e lirë dhe të ndëshkojë ata që i bëjnë presion, ata që i ofrojnë lek për t’i blerë të ardhmen e tij, ata të cilët kërkojnë të frikësojnë votuesit dhe nuk sillen si udhëheqës demokratikë, por si diktatorë të dështuar.

Dy vende të synojmë ne; Kosovën për zgjedhje dhe Maqedoninë në fushën e investimeve të huaja.

Sa vite u bënë ?

Maqedonia është nga vendi i 7 në vend të 17 në botë për investimet e huaja. Shkoni shikoni aty, Shkupi një, Shkupi dy, të gjitha ato zona të lira, të gjitha ato investime. Shikoni sa eksporton Maqedonia. Iku qeveria e mëparshme, erdhi qeveria tjetër, atje nuk ndryshoi politika, as ligjet, as sistemi tatimor, as urdhrat administrativë sipas ndërrimit të kryeministrave, të ministrave, të drejtorëve të doganave, të drejtorëve të tatimeve, të drejtorëve të policisë, përkundrazi.

Prandaj edhe shumë investitorë nga Shqipëria kanë zgjedhur të ikin Maqedoni.

Nuk po them të zgjedhim si model Gjermaninë, pavarësisht se po të dëgjosh përfaqësues të kryeministrit e kemi lënë prej kohësh pas Gjermaninë edhe vendet e tjera. Por të paktën ne zgjedhje të standartit që bëri Kosova mund t’i kemi vetëm ëndërr këto zgjedhje. Ja ku jemi kaq afër.

Ne këto gjëra që bëri Maqedonia për investimet e huaja, ne mund t’i bëjmë  se ja ku është Durrësi, ja ku është Vlora. Vetëm kulla do bëjmë ne këtu ?“

Etiketa: “Merr llumin e LSI dhe e shpall si ajkën e PS-së”Meta përballet sërish me Ramën

Të lidhura

4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e Qafës së Kalasë, në Berat. Flakët kanë...

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Një murale përkujtimore është realizuar në Vlorë në nderim të dy të rinjve, Luan Llanaj dhe Tomor Mbrati, të cilët...

13:37 09/06/2025
Para

AstraZeneca me efekte anësore? Ankohen punonjësit shëndetësorë në Francë, Gjermani dhe Suedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
Aplikimi për kreun e BKH shtyhet deri sot në 16:00, sa aplikime janë bërë deri tani

Aplikimi për kreun e BKH shtyhet deri sot në 16:00, sa aplikime janë bërë deri tani

13:20 09/06/2025
Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të të gjitha kutive në një tjetër qark

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të të gjitha kutive në një tjetër qark

13:07 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.