Një pemë në një rrugicë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Pema e prerë në pjesën e sipërme, ishte shumë pranë dyqaneve dhe banesave.
Banorët ndërkohë janë përpjekur që të shuajnë zjarrin duke hedhur ujë nga ballkonet.
Shkaku i zjarrit ndërkohë nuk dihet ende, ndërsa në terren kanë shkuar edhe efektivët e policisë.
Policia ka rrethuar zonën në pritje të zjarrëfikëses, si dhe ka ndaluar kalimin e këmbësorëve për të shmangur një lëndim të mundshëm.
Pamjet janë siguruar nga agjencia e fotove “LSA”.