Kopertina e gazetës së njohur italiane, Libero ka shpallur kryeministren e vendit, Giorgia Meloni “burrin e vitit”.
Media italiane duket se do të jepte një mesazh të qartë për të gjithë të majtët italianë, duke thënë se ata nuk arritën kurrë që të bëjnë një grua kryeministre, ndërsa e djathta italiane ia doli.
“Ironia është e qartë: ju të majtët nuk keni arritur kurrë të bëni një grua kryeministre. Vetëm e djathta, e cila në imagjinatën kolektive të përshkruar nga kultura progresive është mizogjene, ka pasur sukses. Dhe kështu ne në të djathtë, ne kurorëzojmë Giorgia Meloni njeriun e vitit” shkruan Libero.
Sigurisht që ky titull ngjalli regaime të shumta, kritika, mendime, opinione, kryesisht nga komuniteti LGBT.
Në faqen e internetit Gay.it shkruhej: “Gazeta, e cila është nën drejtimin e Mario Sechi, ish-zëdhënës i kryeministrit ka zgjedhur, siç pritej, të përfaqësojë “Presidentin” si një tjetër simbol të pushtetit mashkullor. Pas super budallallëkut që përmban editoriali për të justifikuar edhe një herë maskilizmin më vulgare të kalitur me një dozë të mirë binarizmi dhe standardesh të dyfishta, qëndron një kërcënim shumë më i thellë: për të djathtën konservatore, pushteti, edhe kur është në duart e një gruaje, duhet të ushtrohet me dorë mashkullore”.
Edhe ekspertët e komunikimit kanë reaguar ashpër ndaj kopertinës, duke thënë se Meloni është kryeministre për shkak të “feminizmit” dhe se ka thyer modelet e lashta të shoqërisë.