Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mediu: Rama po sjell mashtrime të diktaturës komuniste, shkatërroi demokracinë!

08:39 21/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Kandidati i “Aleancës për Ndryshim” ka zhvilluar një takim ma banorët në zonën e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij Mediu theksoi se kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar një fushatë fyese duke përbaltur kundërshtarët politikë. Ai gjithashtu theksoi se 25 prilli është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe se qytetarët shqiptarë duhet të votojnë ndryshimin.

“Edi Rama po risjell mashtrime të diktaturës komuniste. Edi Rama e filloi fushatën me fyerje, sharje, përbuzje çdo ditë, duke anatemuar kundërshtarët e vet politik, duke i përbaltur ata, duke sharë shqiptarët, duke fyer shqiptarët  pretendon se është “I zgjedhuri” për te çuar Shqiptaret në maja, sepse paska parë një ëndërr që ky është njeriu që e paskan zgjedhur që të kapë majat dhe do të kapë majat bashkë me shqiptarët, prandaj është këtu, vetëm për shqiptarët”, tha fillimisht Mediu.

Më pas, kreu i PR-së shtoi: “Një njeri që 8 vjet, jo vetëm nuk ka ngjitur ndonjë majë, por ka shkatërruar çdo gjë që kemi ndërtuar në 30 vite demokraci. Shkatërroi shtetin, pushtetin gjyqësor, shkatërroi Parlamentin, shkatërroi qeverinë, shkatërroi çdo gjë, vetëm që ai të sundonte këtë vend me klikën e tij të korruptuar. Edi Rama nuk mund të kapë asnjë majë, përveçse të qenurit kampion të varfërisë në Ballkan, përveçse për të qenë kampion të trafikut të drogës në Ballkan, kampion të korrupsionit dhe të mungesës së funksionimit të shtetit në Shqipëri.

U përpoq të shkatërronte dhe shpirtin dhe identitetin tonë si shqiptarë. Si asnjëherë tjetër në historinë tonë kombëtare, që kur ka ardhur Edi Rama në qeveri, janë 490 mijë shqiptarët që janë larguar, të rinj dhe të reja, profesionistë të aftë dhe të zotë, që përpiqen të gjejnë një mundësi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër dhe jo në vendin tonë. Kjo është një dramë jashtëzakonisht e madhe.

Është dhe një dramë e madhe politike, sepse Edi Rama këtë qëllim ka, që të largojë pjesën e aftë të shqiptarëve, në mënyrë që ta ketë të lehtë që të kontrollojë dhe varfëria dhe frika që përpiqet të imponojë Edi Rama, mendon që mund t`i bëjë shqiptarët që të jenë kokë ulur dhe t`i shkojnë nga mbrapa interesave të tij korruptive.

Rama ka marrë peng Shqipërinë ai s’ka me as përgjegjësi politike, as  qeverisës dhe as ndjesi njerëzore. Ai na shikon si qenie të pa vlefshme, që mendon se mund të bëjë si të dojë me ne dhe me jetët tona. Pra reflektimi i parë duhet të vijë në raport me dinjitetin e gjithsecilit. E para, që jemi njerëz që kemi identitet dhe këtë nuk e shesim për asnjë interes politik.

E dyta, sepse mendojmë që ne punojmë fort për familjen tonë, për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për vendin tonë. E treta, sepse kemi pasur një qëllim që në vitet 1990, t`a bëjmë Shqipërinë europiane, të jemi shqiptarë të bashkuar në Europën e bashkuar dhe këtë ëndërr nuk mund t`a lëmë përgjysmë për interesat e Edi Ramës.

Unë vlerësoj në “Aleancën për Ndryshim”, vendosjen në qendër të programit e individit dhe familjes, mundësitë për të rinjtë dhe të rejat për t`u arsimuar dhe punësuar, jo vetëm kreditimi për Universitetet por dhe për bizneset. Po ashtu zhvillimi i bizneseve me taksat e ulëta, dhe taksa e ulët 9%, është taksa për t`i lënë më shumë para në xhep gjithë shqiptarëve, është taksa për t`i dhënë një mundësi tjetër çdo individi dhe çdo familje dhe bizneseve për t`u zhvilluar.

Dhe po t`a bëni një analizë, nga taksa mbi 15% që paguajnë pjesa më e madhe sot, po të fusim dhe tarifat e larta të dritave, të ujit çdo gjë që ka ngritur Edi Rama, po të bëjmë një analizë të një menaxhimit të drejtë të një shteti të drejtë, janë me mijëra euro që ngelin në xhepin e gjithsecilit individ në shoqërinë tonë.

Ka ardhur koha që në qoftë se flasim se duam të kemi një Shqipëri europiane, nuk mund t`a shohim këtë thjesht si një proces politik, se një ditë Brukseli do të kënaqet me ne dhe do të na thotë po, por duhet t`a shikojmë si një realitet të ndërtimit të vlerave europiane në Shqipëri, duke respektuar liritë dhe të drejtat, duke respektuar mundësitë për punësim, duke punësuar njerëzit, duke ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe institucione të përgjegjshme, një qeverisje që nuk mendon që shqiptarët janë shërbëtorë të shtetit, por një shtet që mendon që është shërbëtor i qytetarëve, një shtet që buron nga vota e qytetarëve dhe për interesat e qytetarëve. Ta kthejmë 25 Prillin në ditën e shqiptarëve të mirë që duan shtet dhe duan demokraci.”

Etiketa: mediupolitikePrrama

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Publikoi përgjimin për Artan Lamen, SPAK i sekuestron celularin gazetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.