Mediat e huaja kundër censurës së qeverisë shqiptare, zbulojnë mënyrat për të aksesuar TikTok
Portali i njohur teknologjik Gizmodo ka publikuar një guidë për shqiptarët se si mund të anashkalojnë ndalimin e TikTok, duke përdorur mjete si VPN për të aksesuar rrjetin social.
Sipas Gizmodo, përdorimi i shërbimeve si NordVPN dhe ExpressVPN lejon ndryshimin e adresës IP dhe kodimin e lidhjes, duke i mundësuar përdoruesve të pretendojnë se ndodhen në një vend tjetër dhe të ruajnë privatësinë e tyre.
Ndërkohë, gazetarë dhe ekspertë në Shqipëri po shpërndajnë udhëzime mbi mënyrat e hapjes së TikTok, ndërsa opozita ka njoftuar një protestë më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për bllokimin e platformës.