Nëntëmbëdhjetë nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë helmuar.
Ata u dërguan menjëherë në spital shkruan “Balkanweb”.
Sipas mjekëve, nxënësit u paraqitën me shenja të vjellash dhe marrje mendsh.
Prindërit e fëmijëve dyshojnë se ata janë helmuar nga uji dhe ushqimi i një fast food-i pranë shkollës.
Mjekët sqarojnë se 15 prej fëmijëve janë larguar për në shtëpi pasi morën mjekimin e nevojshëm, ndërsa katër të tjerët mbahen nën mbikëqyrje.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.