Masa të rrepta janë marrë nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Për 4 orë, janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Policia ka ndëshkuar gjithashtu me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në 127 km/h.
NJOFTIMI I POLICISE:
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar patrullat e lëvizshme në rrugë duke intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës.Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion , mos abuzo të arrish më të keqen.Kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit.Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 144 km/h deri 156 km/h, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 8 muaj.Janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në 127 km/h.Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.65 mg/l deri në 1.23 mg/l.