Bypass-i i Fierit është kthyer ditët e fundit në një aks të rrezikshëm, pasi shoferët abuzojnë me shpejtësinë. Ditën e sotme është kapur nga radari një tjetër mjet luksoz i cili ishte duke udhëtuar tej normave të lejuara. Policia Rrugore ka ndaluar një 21-vjeçar me inicialet H.M., të cilit vendosi një gjobë prej 800 mijë lekësh, si dhe i ka bllokuar lejen e drejtimit për gjashtë muaj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet intensive me radar në Bypass-in e Fierit, për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kapet nga radari një tjetër automjet luksoz që lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara.
Me 6 masa administrative të papaguara dhe me xhamin e parë të riveshur, bllokohet automjeti që drejtohej me shpejtësi 208 km/h, nga 21- vjeçari H. M., banues në Kamëz, Tiranë.
Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Audi” me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative.
Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.
Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
#MosUbëjStatistike
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj
Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin Lul Morina
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në...