Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Më pesimistë se mesatarja botërore, ja çfarë thotë sondazhi i OKB-së për shqiptarët dhe pritshmëritë për vitin 2045

09:54 25/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen.

Gjatë sondazhit anketuesit iu përgjigjën pyestje se “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, dhe 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq. 37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale. 17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney. Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

  • Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?

o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

  • Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”
  • 42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi
  • 36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore
  • Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor
  • 45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Burimi/Monitor.  Përshtati/GazetaReforma.com

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para

Digjen dy makina në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ja dyshimet e para të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.