Gjobvënia ndaj biznesmenëve në Shqipëri është një fenomen i zakonshëm për botën kriminale. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka bërë publike një video të vitit 2018 ku duken persona të skeduar nga policia për veprimtari kriminale teksa po duan të vjelin një gjobë nga një biznesmen. Në videon e publikuar duket se si Arben Mërkuri i njohur me nofkën Maneci së bashku me Astrit Avdylajn i dalë në përgjimet për blerje votash po bisedojnë me një të moshuar që është nëna e personit që duan t’i vjelin 500 mijë euro.
“Kjo është një ngjarje që ka ndodhur më 31 Maj të vitit 2018. Ky mjeti është i blinduar. Këtu në fund është një fuoristradë tjetër ku janë 4 persona të armatosur. Këta ndodhen në një bazë në rrethinat e Shijakut apo Sukthit në atë zonë dhe ky këtu është Maneci apo Arben Mërkuri që u ekzekutua në 18 Maj për të cilin vëllezërit Beqiraj kanë folur dhe ata thonë si ka ndodhur vrasja e këtij.
Ky është i njohur tek dosje 339, ky është Astrit Avdyli, njëri nga vëllezërit Avdylaj. Kjo është para se të bëheshin arrestimet e 339. Këtu pas kësaj derës është një grua e vjetër. Ajo ka një djalë dhe djalit të saj i është vënë një gjobë 500 mijë Euro. Ai ka paguar 240 mijë Euro dhe nuk e ka blerë dot lirinë e vetë. Gjoba nuk i është vënë nga këta persona. Ata kanë hyrë ndërmjetës, kanë ardhur tek nëna e tij sepse ai vetë ka ikur ka ndjerë rrezikun se mund të vritet”, tregoi gazetari Artan Hoxha.