Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Më kërcënuan teksa konsumoja mëngjesin/ Meta dërgon audio-mesazh nga qelia

12:27 12/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, ka publikuar një audio-regjistrim nga qelia, ku deklaron se ka përjetuar presion dhe kërcënime gjatë orëve të para të ditës, ndërsa ishte duke konsumuar mëngjesin.

Meta thotë se, ndërsa dëgjonte kryeministrin Edi Rama, i cili e cilëson si “skizofren”, ai u kërkua të kalonte një kontroll të posaçëm, duke iu ndërprerë bukën.

Ai pohon se “gardianët e Ramës dhe Dumanit” erdhën në qeli dhe e kontrolluan fizikisht.

Deklarata e Ilir Metes nga qelia:

Të dashur qytetarë,

Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta.

Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon.
Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane.

I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë.

Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”.
Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës.
Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar.
Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane.

Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij.
Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë.

Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.

Etiketa: kercenimMeta

Të lidhura

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës
Aktualitet

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon. Deri tani, janë numëruar 534 nga 1282 qendra...

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

Në Durrës, deri tani janë numëruar 218 nga 493 qendra votimi, që përbën 44.22% të totalit. Sipas rezultateve të publikuara...

17:30 12/05/2025
Para
Meloni paralajmëron gjykatën e BE-së për bllokimin e marrëveshjes me Shqipërinë

Media italiane: Meloni braktis planin, dërgon kontingjentë të tjerë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

Renditja dhe numri i votave për Qarkun e Tiranës

17:36 12/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja rezultatet në Durrës dhe Vlorë

17:30 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

16:31 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.