Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me kë e kishin autorët?/ Artan Hoxha zbërthen sulmin ndaj TCH: Familja Hoxha kanë lëvizur me eskortë, kanë nuhatur rrezik!

10:14 28/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

“Një ngjarje tipike mafjoze”. Kështu e e ka quajtur gazetari Artan Hoxha sulmin ndaj godinës së Top Channel në orët e para të  mëngjesit të së hënës, ku mbeti i vrarë roja e godinës Pal Kola. Sipas tij kjo ngjarje nuk ka pasur lidhje me gazetarët apo punonjësit e Top Channel, por është një mesazh direkt për pronarët e kësaj mediaje. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Hoxha shkon më tej duke e parë këtë sulm si një shenjë e autorëve për të treguar se nuk pyesim as për shtetin, duke qenë se Top Channel njihet si media afër qeverisë. Ndaj gazetari e shikon si një sulm ndaj pronarëve, jo ndaj punëtorëve, pasi edhe kostoja e organizimit të asaj ngjarjeje është shumë e lartë.

Hoxha foli gjithashtu për aksionerët e televizionit Top Channel, familjen Hoxha, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”.

“Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie.  Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur kërcënime? Nuk më çudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkëpunimit me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, tha Hoxha.

“A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla.

Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.

Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e medias dhe me atë që përfaqëson ky televizion.

Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri. Pastaj ngjarjet e tjera, janë goditje ndaj gazetarëve. Edhe ata janë pa autorë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor. Edhe ngjarja para dy muajve, u godit Adriatik Doçi, u bë zhurmë e madhe, por nuk u mor vesh asgjë edhe pse u arrestua një person. Sot e kësaj dite nuk e dimë se çfarë ka ndodhur.

Në rastin konkret, nëse edhe kjo ngjarje, në prag të fushatës elektorale, se janë shumë faktorë… Policia po përpiqet të gjejë nga mund të ketë ardhur, duke u munduar të lidhin që nga gjykimi për aksionet e televizionit, por nuk ka element të qëndrueshëm. Edhe ato që dolën për shitjen, aty ishte bërë tentative për të kryer shitjen, nëse gjykata do të jepte vendim për t’u hequr pronësinë atyre që e ka.

Sot jemi para faktit, që ky sulm ka sjellë një mesazh të fortë.

Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë.

Ëhtë një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithcka dhe të merren me të. Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme.

Kur goditet një media si Top Channel, e mendoni dot se çfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?”, deklaroi Hoxha.

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Sulmi me breshëri kallashnikovi! Sejamini ‘përgënjeshtron’ Top Channel: Luhen interesa që nuk kanë të bëjnë me fjalën e lirë

Sulmi me breshëri kallashnikovi! Sejamini 'përgënjeshtron' Top Channel: Luhen interesa që nuk kanë të bëjnë me fjalën e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.