Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me çfarë motivacioni ia vë Lali Eri emrin “Klodian Rasha” rrugës ku e vrau policia?

14:35 15/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Hipokrizia arriti kulmin sot, kur pas pensionit të posaçëm për familjen e Klodian Rashës, akorduar nga qeveria, kryebashkiaku Veliaj propozon t’i vihet emri i tij rrugës ku u vra. Kështu, rruga pranë shtëpisë së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, do të mbajë emrin e tij.

Javës tjetër, në Këshillin e Bashkisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.

Sigurisht, që Klodian Rasha ishte një djalë i mirë për familje dhe rrethin e tij shoqëror, në atë rrugicë. Por vlerat e emrit të tij nisin pas vdekjes dhe lidhen vetëm me frymëzimin e protestave.

Ky djalë është frymëzuesi i protestave dhe për këtë e meriton jo një emër rruge, por edhe ndonjë shtatore. Por me motivacionin që i ka dhënë qeveria “vrasje aksidentale”, për të cilën i ka dhënë pensionin e posaçëm familjes, ky propozim i Veliajt është qesharak. Banorët e asaj rruge duhet të dinë motivacionin, përse i vihet emri “Klodian Rasha”.

Kriteret

Në bazë të Rregullores së Këshillit Bashkiak  të Tiranës, ky organ vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e Bashkisë.

Deri më sot, kriteret e vendosjes së emrave të rrugëve kanë përfshirë këto kategori:

-Emrat e njerëzve të shquar në historinë e popullit tonë në shekuj

-Emrat e rilindasve

-Emrat e firmëtarëve të Pavaresisë

-Emrat e heronjve të luftës dhe të punës të dëshmorëve të kombit

-Emrat e arsimtarëve dhe punonjësve të arsimit që kontribuan në Tiranë, në Shqipëri dhe në mbarë trojet shqiptare.

-Emrat e akademikëve dhe njerëzve të shquar në fusha të ndryshme si shkencë, industri, bujqësi, ekonomi, mjekësi etj

-Emrat e njerëzve të persekutuar padrejtësisht nga regjimi komunist, intelektualëve dhe figurave të spikatura që u persekutuan dhe u burgosën në diktaturë.

-Emrat e artistëve dhe këngëtarëve të njohur, njerëzve të kultureë dhe artit.

“Vrasja aksidentale nga policia” nuk është në mes të këtyre kritereve.

Klodian Rasha e meriton t’i vendoset emri dhe t’i kujtohet njerëzve dhuna e policisë, protestat që shpërthyen me emrin e tij. Nëse nuk nuk do të ketë një motivacion të tillë, atëherë është një veprim në vazhdën e manipulimeve që janë bërë në këtë çështje nga qeveria, që nga dita e vrasjes deri më sot.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: erion veliajKlodian Rashavrasja

Të lidhura

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese
Aktualitet

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, në konferencën...

16:05 12/05/2025
Para

Vrasja e Klodian Rashës/ Policia identifikon dëshmitarin, dyshohet se ka parë të gjithë ngjarjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.