Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllja e auditoreve dhe mësimi online/ Përçahen sërish studentët, “Lëvizja për Universitetin” aksion përpara Kryeministrisë

14:03 02/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndërkohë që një pjesë e studentëve, ku janë vërejtur edhe studentë të forumeve partiake, protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, ku kundërshtojnë mbylljen e universiteteve dhe mësimin online, një grupim tjetër studentësh, “Lëvizja për Universitetin”, ka bërë një aksion përpara objektit të Kryeministrisë, për të treguar se kanë mbetur në mes të katër rrugëve pas vendimit për mbylljen e auditorëve.

Ata janë shprehur se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online një vit më parë, si pasojë e mungesës së mjeteve teknike dhe aksesit në internet.

Nëntë muaj më vonë, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet. Mësimi online vazhdon të jetë i pamundur për shumicën e studentëve, qiratë janë rritur, kostot e jetesës po ashtu, karta studentore nuk funksionon, abone nuk ka, shërbime sociale e shkollore jo e jo. Ndërkohë qeveria në vend që të lehtësojë barrën e studentëve, i mban të larta tarifat e studimit dhe jep urdhër që konviktet të boshatisen nga studentët”, kanë deklaruar studentët e “Lëvizjes për Universitetin”.

Të ndodhur në këto kushte, këta studentë kanë kërkuar një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. “Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit dhe papunësisë, mungesës së strehimit dhe parave, do të vijmë̈ me mijëra studentë të tjerë, bashkë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri.

Nëse kryeministria vazhdon të mbetet shtëpi e oligarkëve në kohë krize, ne do ta kthejmë̈ në vatër të studentëve, punëtorëve, pensionistëve dhe qytetarëve të prekur nga pandemia. Kupa është mbushur dhe nuk mban më”, kanë  paralajmëruar studentët.

KOMUNIKATË PËR SHTYP E LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN

Që prej karantinës së muajit mars studentët kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë. Po qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online si pasojë e mungesës së mjeteve teknike dhe aksesit në internet. Mijëra të tjerë mbetën të papunë. Shumë mbetën të pastrehë në pamundësi për të punuar dhe paguar qiratë.

Nëntë muaj më vonë, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet. Mësimi online vazhdon të jetë i pamundur për shumicën e studentëve, qiratë janë rritur, kostot e jetesës po ashtu, karta studentore nuk funksionon, abone nuk ka, shërbime sociale e shkollore jo e jo. Ndërkohë qeveria në vend që të lehtësojë barrën e studentëve, i mban të larta tarifat e studimit dhe jep urdhër që konviktet të boshatisen nga studentët.

Prandaj ne kemi ardhur këtu, përpara kryeministrisë, për të kërkuar:

  • Përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe
  • Një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit dhe papunësisë, mungesës së strehimit dhe parave, do të vijmë me mijëra studentë të tjerë, bashkë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri.

Nëse kryeministria vazhdon të mbetet shtëpi e oligarkëve në kohë krize, ne do ta kthejmë në vatër të studentëve, punëtorëve, pensionistëve dhe qytetarëve të prekur nga pandemia.

Kupa është mbushur dhe nuk mban më.

#PërUniversitetin

#PërShoqërinë

Kërkesat e studentëve që protestojnë përpara Kryeministrisë:

  1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore! Leksionet online ndërsa seminaret në auditore.
  2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qirave

3.Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

  1. Mundësimi i pagesave teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online./GazetaReforma.com/

  

Etiketa: Levizja per UniversitetinMinistria e Arsimitprotesta

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para

Do të festonte sot ditëlindjen e 80-të, por... ndahet nga jeta aktori i madh italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.