Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit të Berishës, debat në sallë

13:05 18/12/2023
Reading Time: 5 min lexim

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Avokati i Berishës kërkon pezullimin ose shtyrjen e seancës, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kanë depozituar padinë.

Sipas tij, prokurorët e posaçëm duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë në shkallën e parë.

Por kjo kërkesë u hodh poshtë me votim të anëtarëve të Këshillit.

Gjokutaj: Kemi një kërkesë paraprake, ka lidhje me vijueshmërinë e seancës, në këtë moment në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një padi, e kemi të noterizuar këtë kërkesë, kjo paraqitet në cilësinë e provës që anëtarët të njihen me faktin i cikli është determinant me vendimmarjen tuaj në lidhje me objektin e kërkimit, odiseja e masave të sigurimit, jo procedimi, të regjistruar nga prokuroria e posaçme ka nisur në tetor, masat e sigurimit të mëparëshme janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO-së. Kërkimi në atë kohë ka qenë arrest me burg nuk është vlerësuar të merret ajo masë, nëse ky Kuvend do të çmonte masa nuk kishin kompetencë ose nuk provojnë kufizim lirie, atëherë Kuvendi do t’ia kthente prokurorisë dhe do thoshte shkoni në gjykatë se masat nuk përbëjnë kufizim të lirisë. Nga ana juaj është vlerësuar që masa e detyrimit paraqitje janë masa të tilla. Kërkojmë ta pezulloni ose shtyni këtë seancë duke mos bërë një vendimmarrje, mund të jepni vendimin dhe Kushtetuesja mos e ketë këtë vendimmarrje, prevalon si organ i vetëm që ka kompetencën për normat kushtetuese, edhe ju, SPAK nuk i është drejtuar juve për masat, kurse tani kërkon nga ju, nuk mund ta riparoni këtë shkelje proceduriale. Ne dhe prokuroria, ftoj prokurorinë në mirëkuptimin tuaj, logjikën dhe referencën ligjore mos të bëjnë procedura, por sipas radhës dhe kohës. Pezullim derisa GJK të shprehet.

Nikolla: Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar.

Gjokutaj: Të mos i bjeri njëri gozhdës tjetri patkoit, duhet ta shikoni me vëmendje, kemi dy muaj që kërkojmë të vijmë këtu, sepse prokurorët duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë në shkallën e parë.

Çuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore për të kërkuar këtë pezullim, e shprehtë vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Keni pezulluar masat shtrënguese, por jo pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit për deputetin Berisha, nuk ka zonja kryetare asnjë kusht ligjor.

Nikolla: Nuk ka bazë ligjore kërkesa, nëse do kishim vendim do ta merrnin në konsideratë.

Bushka: Do duhet të vijojmë me shqyrtimin sepse nuk ka asnjë vendim që mund ta detyrojë këtë këshill pezullimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Alibeaj: Është një ditë më parë se data e depozituar në Gjykatë Kushtetuese. Rruga ligjore dhe kushtetuese për ta diagnostikuar këtë virus është Gjykata Kushtetuese, deputetët ose avokatët o të paraqesin kërkesë të re ose të bëjnë një shtesë, unë jam me mendimin që kjo kërkesë të mos pranohet.

Gjokutaj: Ku e mbështesni këtë pretendim tuajin, pasi në fashikull na rezulton ndryshe, pretendoni se ndryshimi i destinacionit nga klub në banim, si pjesë penale e korrupsionit.

Kraja: Ne kemi sjellë një kërkesë tjetër, nuk kemi përgjigje për këtë.

Nikolla: Nuk jemi në gjykatë këtu.

Gjokutaj: Unë jam avokati, e nderuar se do të merrni vendim në lidhje me këtë, juve doni të mbaroni shpejt, nuk është një hamendësim. I dini kush i ka firmos këtë, do tët fusin në burg por pa të përmend emrin, është një gënjeshtër, prokuror je ti, zoti prokuror thashë.

Gjokutaj: Është një tjetër që i ka firmosur këto akte që zoti prokuror e di shumë mirë, nëse nuk bëjmë debat për kërkesën për të ndryshuar masën kur do ta ngremë këtë? Prandaj jemi të detyruar, ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë. Unë e di përgjigjen, janë koshient që e kanë nis këtë procedurë.

Mëngjesi: A keni prova që nga caktimi i masave për t’ja paraqitur këshillit për të vërtetuar që ekziston rrezik që Berisha ka ndërmarrë vendime për provat.

Berisha vendosi mos të shkonte në Këshillin e Mandateve, por të përfaqësohej nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Ndërsa pritet të merret një vendim për Berishëm, para kryesisë janë mbledhur dhjetëra mbështetës të Berishës, bashkë me ish-kryeministrin, të cilët kundërshtojnë kërkesën e SPAK.

Në të njëjtën ditë ishte edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin vendosi ta refuzojë për të katërtën herë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Pas kësaj kërkese, në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kërkesë nga deputeti Oerd Bylykbashi, ku kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ligjore mes SPAK-ut dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me aferën Partizani, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët kërkojnë po ashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Kryesia e Berishës vendosi të mbajë protestë këtë të hënë dhe të enjen, dy ditë këto tepër të rëndësishme në kalendarin politik. Ndërsa sot vendoset mbi imunitetin e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të enjten mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Disa ditë më parë, gazetarja Anila Hoxha, raportoi se pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë. Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit./TopChannel

Të lidhura

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Para
Mbyllet protesta e opozitës, Berisha paralajmëron tubimin e radhës

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha paralajmëron tubimin e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.