Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbi 100 mjekë largohen nga Kosova edhe këtë vit

09:53 28/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Prej vitesh, Kosova përballet me largimin masiv të mjekëve, ndërsa institucionet nuk kanë një strategji të qartë për të ndaluar këtë trend shqetësues. Vetëm gjatë vitit 2024, 109 mjekë kanë kërkuar certifikatat për t’u punësuar jashtë vendit, ndërsa që nga viti 2018, mbi 650 profesionistë shëndetësorë janë larguar.

Pse largohen mjekët?

Shkaqet kryesore për ikjen e mjekëve lidhen me pagat e ulëta, kushtet e dobëta të punës dhe mungesën e mbështetjes për zhvillim profesional. Paga mesatare e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1,200 euro, krahasuar me pagat shumë më të larta në vendet e BE-së, si Gjermania, ku mjekët fillojnë me mbi 5,000 euro.

Dr. Shpendi, gastroenterolog, thotë se është larguar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për shkak të burokracisë dhe “mentalitetit të vjetër” në drejtimin e klinikave, që pengon zhvillimin e stafit të ri. Po ashtu, ai përmend kontrollin monopolistik brenda sistemit shëndetësor si një arsye tjetër për largimin e tij.

Largimi masiv i mjekëve ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbi 10,000 pacientë janë në lista pritjeje për procedura mjekësore, përfshirë operacionet në zemër dhe sy. Spitalet përballen me mungesë të personelit, siç është rasti i anesteziologëve, ku QKUK ka vetëm 48 nga 100 të nevojshëm.

Si mund të ndalet largimi?

Specialistja për politika shëndetësore, Hana Xhemajli, thotë se Kosova duhet të investojë në kushte më të mira pune, paga dinjitoze dhe mbështetje për avancim profesional për stafin mjekësor. Ajo paralajmëron se pa reforma urgjente, vendi do të përballet me një krizë edhe më të thellë shëndetësore në të ardhmen.

Ndërkohë, institucionet kryesore, si SHSKUK dhe QKUK, ende nuk kanë prezantuar një plan konkret për të parandaluar këtë fenomen, duke lënë të hapur mundësinë që mjekët e rinj të vazhdojnë të largohen, ndërsa pacientët të përballen me mungesë të shërbimeve thelbësore./REL

Etiketa: Kosovamjek

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para
SHBA: Rusia mund të jetë përfshirë në rrëzimin e avionit të Azerbajxhan Airlines

SHBA: Rusia mund të jetë përfshirë në rrëzimin e avionit të Azerbajxhan Airlines

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.