Pas protestës së dhunshme të 8 janarit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryesia e Partisë Demokratike nuk mbeti indiferente, por mori disa vendime që penalizonin perosnat mbështetës në organizimin e së shtunës.
Kryesia e kësaj partie ka reaguar më dorë të hekurt ndaj ngjarjeve të 8 janarit, kur selia e PD-së u sulmua nga mbështetësit e zotit Berisha duke shkatërruar dhunshëm një pjesë të mirë të mjediseve të saj.
Ish kryetari i Partisë Demokratike, njeriu që ishte ndër themeluesit e saj dhe që e drejtoi këtë forcë politike deri në vitin 2013, Sali Berisha, nuk do të jetë më as anëtar i PD-së.
Por ajo që evidentohet është se katër emra mesa duket këtë herë janë falur, edhe pse kanë dalur haptzi në krah të Sali Berishës.
Bujar Leskaj, Luciano Boçi, Sorina Koti dhe Isuf Celaj nuk janë në listën e të pezulluarëve.
Kujtojmë që Leskaj ka qene në takimet e Berishës në Vlorë të Berishës, Luciano Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.
Ndërkohë që Isuf Cela dhe ajo e Korçës, Sorina koti, kanë qenë prezentë në Foltoret në zonat e tyre elektorale.
Ndoshta kjo është një mundësi që kryesia e PD-së iu ka dhënë për të reflektuar dhe për t’u distancuar nga ish-kryeministri Berisha.