Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbaron deti, qeveria kthen sytë nga malet

19:50 02/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Me ezaurimin e hapësirave bregdetare, të cilat falë projekteve të investimeve strategjike janë ‘zaptuar’, shpesh duke ngjallur shumë debate dhe diskutime mbi mënyrën dhe procedurën e ndjekur, tashmë qeveria i kthen sytë nga malet. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i emërtuar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” parashikon procedurat dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuar për të zhvilluar projektet e tyre në tokat që do të merren me çmimin simbolik 1 euro.

Sipas draftit, qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona rajonale dhe/ose lokale, të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficience të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale. Në nenin 8 të draftit specifikohet se “në zonat e përcaktuara, ministria përgjegjëse vendos për kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1(një) euro, të gjitha pasuritë e paluajtshme shtetërore me posedues faktik jopronar, të transferuara në pronësi të saj sipas parashikimeve të këtij ligji, pavarësisht zërit kadastral të saj si troje, tokë bujqësore, pyje, kullota, me kusht që të plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 6 të këtij ligji dhe kushtet e zhvillimit në përputhje me dokumentet e miratuara të planifikimit në zonën e përcaktuar”.

Projektligji saktëson hallkat institucionale që angazhohen për të bërë verifikimet mbi pasuritë disponueshme për këtë politikë, konsultimet publike që bëhen në njësitë e vetëqeverisjes vendore, paraqitjen e kërkesës nga investitorët. Ky draft pritet që pas miratimit të shoqërohet me akte të tjera nënligjore që do ta bëjnë atë të zbatueshëm si dhe do të detajojnë më shumë procedurat. Në fakt, ky projektligj ngjason shumë me atë të miratuar 9 vite më parë, por atëherë synimet ishin vetëm për bregdetin. I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama”, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend. Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale. Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë. Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit. Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera. Tashmë, kur thuajse e gjithë hapësira bregdetare në vendin tonë, është zënë, qeverisë i duhet të gjejë një tjetër alternativë, dhe të gjithë tani do të ‘zihen’ për malet. Pyetja që ngrihet natyrshëm është: pasi të zaptohen edhe malet, po më pas kush e ka radhën?

Etiketa: Detiinvestimet strategjikemaletprojektligjqeveriarama

Të tjera

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre
Aktualitet

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur...

16:56 06/12/2025
Para
Rusët që përballen me akuza për krime, por regjistrohen në ushtri, do të falen

Rusët që përballen me akuza për krime, por regjistrohen në ushtri, do të falen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

16:00 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.