Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbape luajti 80 minuta dhe shënoi në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Alavesh, por u largua nga fusha duke treguar se ndjente një shqetësim në kofshën e tij. Sot futbollisti ka kryer vizitat mjekësore dhe klubi i bardhë ka bërë të ditur se ai është diagnostikuar me një dëmtim n bicepsin femoral të këmbës së majtë. Në vijim pritet të ketë informacione të tjera përsa i përket gjendjes së francezit. Por e sigurt është që të paktën do të qëndrojë 3 javë jashtë fushave, duke humbur kështu derbin e Madridit me Atletikon dhe dy ndeshjet e Championsit. Bëjmë me dije që Mbape ka blerë zyrtarisht klubin e Ligue 2 në Francë, Kanën.
Foli për protestën e Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, Kuvendi përjashton 20 ditë Agron Shehajn
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur përjashtimin për 20 ditë të deputetit të partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga...








