Një 68 vjeçar nga qyteti i Lushnjës u arrestua nga blutë e këtij qyteti nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të shtetasit A.S, shërbimet e policisë gjetën të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.