Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

11:56 16/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sot, në Amfiteatrin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, mbahet Simpoziumi Shkencor me temë: “Llazar (Zai) Fundo, figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe europian”, një aktivitet që synon të rikthejë në qendër të vëmendjes një prej personaliteteve më kompleksë të historisë shqiptare.

Ngjarja nis në orën 11:00 dhe do të mbledhë studiues, akademikë dhe figura publike që kanë kontribuar në trajtimin e figurës së Fundos, si: Gjergji Pendavinji, Irena Nikaj, Elona Çeçe, Eris Rusi, Metin Venxha, Suela Dinellari, Eriseld Kalemaj, Viola Dolani dhe Denisa Titili.

Pas sesionit të kumtesave, të pranishmit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe një ekspozitë fotografike kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Fundos.

Llazar Fundo mbetet një figurë kontradiktore dhe e jashtëzakonshme në të njëjtën kohë, një intelektual i nivelit europian, poliglot që fliste nëntë gjuhë, i lindur në një familje tregtarësh voskopojarë, që në rininë e tij përqafoi komunizmin, por më vonë u kthye në kritik të ashpër të tij.

Ish-anëtar i Kominternit, Fundo denoncoi publikisht Stalinin dhe krimet e tij, gjë që do ta kthente më pas në një objekt ndjekjeje dhe urrejtjeje nga regjimet komuniste.

Fundo u internua si antifashist në ishullin Ventotene të Italisë, ku ra në kontakt me mendimtarët Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi.

Bashkë me ta, ai kontribuoi në hartimin e “Manifestit të Ventotenes”, një dokument që u bë themel për idetë e para për një Europë të bashkuar, shumë kohë përpara Deklaratës së Shumanit apo krijimit të Bashkimit Europian.

Në vitin 1944, ai u pushkatua nga komunistët shqiptarë. Përpara togës së pushkatimit, la një deklaratë testamentare që e përshkruan me forcë dramën e idealistëve të zhgënjyer:
“Komunizma që idealizonim si Krishtin, për nga ligësitë ia kalon dhe djallit… Kam qenë komunist, por s’do të vdes kurrë i tillë.”

Llazar Fundo mbetet një prej figurave më vizionare të mendimit politik shqiptar, i diplomuar në Sorbonë, me një jetë që lëvizte mes ideve radikale dhe reflektimeve të thella kritike, nga Vlora e deri në Paris, nga Moska në Ventotene.

Sot, përmes këtij simpoziumi, ai rikthehet jo thjesht si figurë historike, por si një mendje që sfidoi kohën e vet.

Etiketa: Llazar FundoSimpoziumi Shkencor

Të tjera

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”
Aktualitet

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministrit Edi Rama “i kanë rënë maskat”, pasi sipas saj ai ka zgjedhur të mbrojë...

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të martë në Tiranë, në zonën e ish-Ekspozitës, pranë Gjykatës së Shkallës...

12:29 17/03/2026
Para
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.