Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

08:54 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë sot seancën e tij konstituive, e cila është caktuar të nisë në orën 10:00, me thirrje nga presidentja Vjosa Osmani më 1 prill. Sipas rregullores, seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari nga PDK.

Në këtë seancë nuk do të ketë debat parlamentar. Rendi i ditës nis me përzgjedhjen e një deputeti nga çdo parti për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve. Pas verifikimit dhe betimit solemn të deputetëve, do të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, post që i takon Lëvizjes Vetëvendosje si partia me më shumë ulëse në legjislaturë.

Për ta zgjedhur kryeparlamentarin nevojiten të paktën 61 vota. LVV ka aktualisht 48 deputetë dhe ka deklaruar se i nevojiten edhe dy vota shtesë. Deri tani nuk ka bërë publik emrin e kandidatit të saj për këtë post. Pavarësisht dëshirës për bashkëpunim me komunitetet joshumicë, LVV tashmë është e vetëdijshme se pa mbështetje nga partitë shqiptare opozitare nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme.

PDK, me 24 ulëse, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në votim pa një zgjidhje të qëndrueshme politike për vendin. LDK me 20 deputetë nuk ka shprehur qëndrim të qartë, por ka theksuar se vetëm një kandidat me 61 vota duhet të zgjidhet. Ndërkohë, AAK dhe Nisma, me 8 vota së bashku, janë shprehur të gatshme “në parim” ta mbështesin kandidatin e LVV.

Nga komunitetet joshumicë joserbe janë siguruar 7 vota në favor të konstituimit të Kuvendit dhe qeverisë së re. Nëse kryetari zgjidhet me sukses, atëherë Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e nënkryetarëve, të cilët do të përfaqësojnë partitë opozitare shqiptare dhe komunitetet pakicë.

Ekspertja Donika Emini thekson se bllokimi i kësaj faze procedurale do të shkaktonte pasoja politike dhe do të rriste mundësinë për zgjedhje të reja, që sipas saj mund të mos sjellin ndryshim të madh në përbërjen aktuale.

Rregullorja e Kuvendit kufizon ndërprerjet e seancës konstituive në maksimum 48 orë. Nëse seanca e sotme dështon të çojë në konstituim, ajo duhet të rifillojë brenda dy ditësh, përndryshe situata mund të çojë në sfida procedurale e kushtetuese.

Një skenar tjetër i mundshëm lidhet me refuzimin e opozitës për të votuar verifikimin e mandateve, në rast se disa deputetë të LVV dhe pakicave nuk japin dorëheqje nga postet në qeveri. Ky skenar, sipas analistit Eugen Cakolli, ndonëse i justifikueshëm juridikisht, nuk është në favor të opozitës pasi pengon fillimin e afateve për krijimin e institucioneve të reja.

Nëse megjithatë sot zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, atëherë do të përmbyllet suksesshëm konstituimi dhe do të hapet rruga për formimin e qeverisë së re./ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kosovekuvend

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Universiteti i La Sapienzës i vë emrin Ilaria Sula një hapësirë të re studentore

Universiteti i La Sapienzës i vë emrin Ilaria Sula një hapësirë të re studentore

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English