Policia ka zbuluar një rast abuzimi me fondet për tërmetin.
Fondacioni kishte qendrën në Tiranë, ndërsa punonjësit mashtronin njerëzit në Fier, duke u kërkuar ndihma nga tërmeti.
Në pranga ka rënë 27-vjeçari Ajet Shira, me banim në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se paratë e grumbulluara nuk shkuan për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.
Gjithashtu në Fier dy shtetase janë kapur duke mbledhur para për këtë fondacion.
Materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.