Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Reading Time: 4 min lexim

Një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit ka shpërthyer në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke turpëruar publikisht ministrin Blendi Gonxhja dhe institucionin që ai drejton. Pas denoncimeve të vazhdueshme për betonizimin dhe shkatërrimin e Shpellës së Spilës në Himarë, e njohur si “Shpella e Odiseut”, ministria tentoi të mashtronte opinionin publik me një “projekt restaurimi” që në fakt rezultoi të ishte një falsifikim i turpshëm: fotot e publikuara nuk i përkisnin Shqipërisë, por një shpelle në provincën Huashan të Kinës.

Kjo farsë u zbulua nga arkeologu dhe studiuesi i njohur Auron Tare, i cili nxori bllof ministrin dhe aparatin e tij. Ai publikoi prova të pakundërshtueshme se imazhet ishin marrë nga një projekt kinez i para 10 viteve, ku mitologjitë e lashta ishin interpretuar me ndihmën e inteligjencës artificiale për qëllime turistike. “Në botën e teknologjisë së sotme një fëmije i duhen vetëm 5 minuta për të kuptuar se këto imazhe janë gjeneruar nga një shpelle kineze. Mua më deshën 10 minuta që të gjeja burimin e tyre”, ironizoi Tare, duke e vënë në lojë ministrin Gonxhja. Ai pyeti publikisht: “A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spilës në Himarë? A ka lidhje legjenda e Polifemit me Budën e Huashanit?”

Ky mashtrim i paprecedentë, ku një institucion shtetëror përdor foto të vjedhura nga interneti për të mbuluar një skandal, është dëshmi e arrogancës dhe papërgjegjësisë me të cilën trajtohet trashëgimia kulturore shqiptare. Gazeta Reforma prej vitesh ka denoncuar betonizimin e shpellës, duke sjellë prova dhe dëshmi nga qytetarët e Himarës, të cilët kanë raportuar ndërtimin e një parkingu dhe përdorimin e hapësirës për lavazh, në zemër të një monumenti kulture të shpallur që në vitin 1963. Por në vend që të ndërhyjë, ministria zgjodhi rrugën më absurde: të gënjejë publikisht qytetarët duke u shitur foto kineze si projekte shqiptare.

Shpella e Spilës, e cilësuar Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme arkeologjike e historike. Ajo u gërmua për herë të parë më 1939 nga arkeologu italian L. Cardini, duke zbuluar materiale që dëshmonin banimin e saj që në periudhën eneolitike. Studimet e mëvonshme shqiptaro-angleze në vitet 2002–2003 e datuan shpellën që nga periudha mezolitike, duke ofruar të dhëna të vlefshme mbi historinë e Himarës dhe kontakte të hershme me qendrat e Mesdheut. Legjendat homerike e lidhin atë me udhëtimin e Odisesë dhe betejën e tij me Polifemin, duke e kthyer në një nga monumentet më të rëndësishme mitologjike të Shqipërisë.

Megjithatë, në vend që të ruhet dhe të shndërrohet në atraksion kulturor, shpella po zhduket mes inerteve, betonit dhe abuzimeve private. Qytetarët kanë ngritur alarmin prej kohësh, por institucionet kanë heshtur. Tani, me këtë skandal të fotove kineze, është e qartë se jo vetëm që nuk ka pasur vullnet për mbrojtje, por përkundrazi është zgjedhur rruga e mashtrimit dhe talljes me opinionin publik.

“Shokë të MEKI-t, të jemi pak më seriozë dhe mos u tallni me taksapaguesit tuaj”, shkruan Auron Tare në një reagim të gjatë ku përshkruan farsën e ministrisë. Ai kujton se projekte të tilla kërkojnë ekspertë arkeologjie dhe historikë, jo elektricistë me tendera, duke sugjeruar se Shqipëria duhet të thërrasë ndihmën e UNESCO-s dhe specialistëve të huaj nëse nuk ka kapacitete vendase.

Ky skandal nuk është vetëm përgjegjësi e Blendi Gonxhes. Ai është një damkë e rëndë për të gjithë qeverinë dhe institucionet përgjegjëse, që prej vitesh nuk kanë bërë asgjë për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare. Të paguar me taksat e qytetarëve, ata nuk kanë reaguar, nuk kanë marrë masa, por tani janë kapur duke përdorur imazhe të huaja për të fshehur betonin në një pasuri unike arkeologjike.

Kjo është një turpërim kombëtar. Një ministri që mashtron me foto të vjedhura, një qeveri që hesht para shkatërrimit të trashëgimisë, një ministër që bën sikur punon duke tallur qytetarët. Për një skandal të tillë, dorëheqja nuk është më një opsion moral, por një detyrim i menjëhershëm. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ky është një sinjal i qartë se trashëgimia kulturore e Shqipërisë është lënë përfundimisht në mëshirë të betonit, abuzuesve dhe mashtruesve të radhës.

Gazeta Reforma do të vazhdojë të ngrejë zërin për Shpellën e Odiseut dhe për çdo monument tjetër që pushtohet nga injoranca, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit. Sepse historia nuk mund të mbulohet me dhera, as me beton, e aq më pak me foto të vjedhura nga Kina.

Etiketa: “Shpella e Odiseut”auron tareblendi gonxhjafoto te vjedhurakinezetreformaeditorialshpella e himaresshpella e spiles

Të tjera

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës
Aktualitet

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Ardian Halili, i cili akuzohet për ndërtim...

10:29 28/08/2025
Horoskopi sot, 23 shtator 2022
Horoskopi

Horoskopi: 28 gusht 2025

Dashi Sot do të ndihesh më i qetë dhe më i vendosur për të përfunduar disa gjëra që ke lënë...

09:03 28/08/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 28 gusht 2025

09:03 28/08/2025
Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

22:32 27/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.