Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

22:32 27/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një sulm i përgjakshëm dhe i planifikuar me kujdes ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Në një nga skenat më të rënda të dhunës së armatosur të viteve të fundit, dy fëmijë të mitur, vetëm 8 dhe 10 vjeç, u vranë në vend, ndërsa 17 persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të egër me armë brenda Shkollës Katolike “Ungjillëzimi” në Minneapolis. Dy nga fëmijët e plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autori, 23-vjeçari Robin Westman, i njohur për fiksimin e tij pas vrasësve serialë, hapi zjarr papritur përmes dritareve të kishës me një pushkë automatike, një armë gjahu dhe një pistoletë, duke lënë pas një skenë tronditëse, britma fëmijësh dhe trupat e vegjël të pajetë ende ulur në banka. Ai mbante gjithashtu një pajisje të improvizuar që gjeneronte tym, duke krijuar kaos dhe frikë të pakontrollueshme.

Pasi vrau fëmijët dhe plagosi 14 të tjerë bashkë me tre të rritur, Westman kreu vetëvrasje në parkingun e shkollës, duke e mbyllur me gjak këtë kapitull të errët që ka tmerruar vendin. Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një dhunë të pamëshirshme, ndërsa policia konfirmon se të paktën dy dyer të shkollës ishin bllokuar nga jashtë me dërrasa druri, për të parandaluar arratisjen e viktimave të tij të pafajshme.

“Dy fëmijë të vegjël u vranë aty ku ishin ulur në banka, pa pasur asnjë mundësi të shpëtonin. Ky ishte një akt i ftohtë dhe brutal”, deklaroi me zë të dridhur shefi i policisë, Michael O’Hara. Sipas tij, të gjitha armët ishin blerë ligjërisht dhe autori nuk kishte precedentë penalë, çka e bën edhe më të frikshme lehtësinë me të cilën një vrasës arriti të krijojë një skenar të tillë terrori.

FBI ka shpallur ngjarjen si “akt terrorizmi” dhe “krim urrejtjeje kundër katolikëve”. Drejtori i agjencisë, Kash Patel, tha se i riu ka vepruar i vetëm dhe se janë hapur hetime të thelluara për motivet ideologjike dhe fetare që mund ta kenë shtyrë drejt këtij sulmi mizor.

Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë pas masakrës, duke kontaktuar guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, dhe urdhëruar uljen në gjysmështizë të flamujve në Shtëpinë e Bardhë. “Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe i koordinuar. Agjentët tanë janë në vendngjarje”, tha ai.

Një dëshmitar për SkyNews përshkroi tmerrin që përjetoi: “Dëgjova 30 deri në 50 të shtëna. Ishin të shpërndara dhe të fuqishme. Kam parë fëmijë që vraponin, ulërima dhe tym. M’u duk si luftë”.

Minneapolis është zgjuar në zi, ndërsa Amerika përballet sërish me plagën që nuk po mbyllet: dhunën me armë, që këtë herë shënjestroi fëmijët, në një vend që duhet të ishte më i sigurti prej të gjithëve, shkolla.

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 28 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.