Ditën e sotme Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur një marrëveshje tashmë tepër të ‘vonuar’ për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin.
Madje ky vendim u vendos vonë pasi ka dashur kohë për tu bërë ligj deri sa bashkia jonë të bëhej gati për deklaratën në media!.
Sot në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen, duke përmendur qendrën sociale në Kombinat, ku thotë se ka një gamë shërbimesh, ndonëse nuk dihet ende nëse është e vërtetë.
“Po flasim për një konsultim publik edhe për dekriminalizimin e hashashit. Shumica e shteteve të SHBA po e dekriminalizojnë. A ja vlen të mbushim burgjet për një cigare hashash me të rinjtë e Samiut e Petroninit? Kemi qendrën sociale në kombinat me një gamë shërbimesh, kurse për zanatet janë po ashtu fokusi ynë. Një psikolog ose mentor mund t’i transformojë jetën një të mituri, një gardian Jo. E nisim ne në Tiranë, por duhet të na ndjekin bashkitë e tjera. Kemi kaluar thatësirë, përmbytje zjarre në vitet e para në qeverisjen në bashki. E pastaj borë e më kërkonin ku i ke borëpastrueset kryetar. Pastaj tërmeti. Pastaj pandemia. Tani lufta. Ishalla nuk bie ndonjë vullkan në Dajt. Këto kanë kosto sociale. Stafi ynë shërbeu me amerikanët për afganet. Me kaq shume drama, veç kosto financiare ka e kosto sociale. S’jemi këtu për ata qe u ka ecur jeta. Jemi për ata që kanë patur një cenim apo problem”, tha ai.