Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maqedonia e Veriut pret Papa Françeskun më 7 maj: Nisin përgatitjet

22:15 24/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Maqedonia e Veriut ka njoftuar se po përgatitet për të pritur më 7 maj papa Françeskun.

Kryeministri Zoran Zaev tha se vendi i tij ndihet i nderuar për ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë.

Autoritetet kanë ndarë 15 mijë vende në sheshin e Shkupit ku papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë. Interesi i medias është tepër i madh për këtë ngjarje; 400 gazetarë kanë kërkuar të akreditohen, prej tyre 200 të huaj.

Autoritetet po përgatiten për këtë ngjarje të madhe ndërsa masat e sigurisë do të jenë të mëdha në Shkup.

“Papa Françesku zgjodhi ta vizitojë kishën katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë ta tregojë afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin tone,” – tha kryeministri Zoran Zaev.

“Republika e Maqeodnisë së Veriut i bëri të gjitha përgatitjet për pritjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm botërorë e shpirtëror që paraqet frymëzim për miliona besimtarë dhe qytetarë të vullnetit të mirë”, theksoi ai, për të shtuar se: “Ardhja e tij në qytetin e lindjes së Nënës Tereze, e cila u shnëdrrua në vetëdijen morale të botës, ka një simbolikë dhe mesazh për pajtim dhe solidaritet”.

Papa Françesku do të arrijë herët në mëngjesin e shtatë majit në aeroportin e Shkupit, i shoqëruar nga një delegacion tridhjetë anëtarësh të Vatikanit, ndër ta Sekretari Shtetëror, kardinali Pjetro Parolin, prefekti i Kongregacionit për çështjen e kishave lindore, Kardinali Leonardo Sandri, si dhe kryetari i Këshillit të Pontifikatit për promovimin e bashkimit krishter, kardinali Kurt Koh.

Papa do t’u drejtohet krerëve shtetërorë dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë në presidencën e Maqedonisë së Veriut, ku do të jenë edhe diplomatët e huaj dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Më pas në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup ai do të takojë krerët e bashkësive fetare të vendit, përkatësisht të Kishës Ortodokse maqedonase, të Bashkësisë Fetare Islame, të Kishës Evangjeliste Metodiste dhe të Bashkësisë Hebreje dhe me persona vulnerabël, në shenjë bamirësie për këtë kategori njerëzish.

Ndërkaq, mesha e shenjtë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin qendror; më pas në kishën katolike Zemra e shenjtë e Krishtit, papa do të takojë priftërinjtë dhe familjet e tyre dhe besimtarët.

Etiketa: maqedonia e veritpapa Franceskunpret

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.