Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maqedonia e Veriut nis dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid për grupet e rrezikuara, ja cilat janë

19:19 27/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme nisi dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupe të caktuara të shoqërisë.
Dozën e tretë të vaksinës Pfizer do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, si dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy doza të paktën gjashtë muaj më herët.

Hamdi Lutfiu, mbi 70 vjeç, thotë për Radion Evropa e Lirë se me dozën e tretë do ta marrë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, problem tani paraqitet mbingarkimi i sistemit shëndetësor.

“Për shkak të mungesës së terminëve të lirë, shumë vonë mund të arrish te mjeku dhe ai nuk mund të të ndihmojë. Shto këtu edhe infeksionin e mundshëm (me koronavirus), që mund të jetë fatale”, thotë ai dhe shton se përveç marrjes së dozës së tretë, duhet të respektohen në përpikëri masat, pasi ai pohon se ndihet i rrezikuar nga personat që nuk mbajnë maskë e as distancë fizike.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që ta marrin dozën e tretë të vaksinës.
“Punonjësit shëndetësorë do të vaksinohen në kuadër të organizatës shëndetësore, kurse personat me probleme të imunitetit, me vërtetim të mjekut mund të shkojnë në çdo pikë vaksinimi”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Imunizimi i tufës në rrezik nga ata që nuk duan të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se për t’u arritur imuniteti i tufës, duhet që 80 deri në 85 për qind e popullsisë së Maqedonisë së Veriut të imunizohet kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, deri më tani, me dy dozat janë vaksinuar 714,135 persona, ndërkaq me një dozë 781,623 qytetarë.

Genti Bilalli, mjek në Klinikën Infektive në Gostivar, thotë për Radion Evropa e Lirë se personat e vaksinuar po e kalojnë më lehtë sëmundjen COVID-19 kundrejt atyre që nuk janë të imunizuar.

“Mua më vjen keq që në mesin e popullatës ka ende qëndrime kundër vaksinimit, por më duhet të theksoj si mjek se më shumë bëjnë dëm antibiotikët kur merren pa konsultim të mjekut sesa që mund të shkaktojë efekte të padëshiruara vaksina”, thotë Bilalli.

Në këtë drejtim, mjeku Zllate Memdovic, që punon në qendrën për COVID-19 në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të gjinden mekanizma për të bindur popullatën që të vaksinohet sepse sipas tij, numrat aktualë nuk janë shumë shpresëdhënës për faktin që më shumë se gjysma e popullsisë ende nuk është e vaksinuar.

Memedovic thotë se gjithçka duhet orientuar nga vaksinimi i një numri sa më të madh të qytetarëve me dy doza e para dhe jo në dozën e tretë.

“Nëse do të pyetesha unë, të gjithë fokusin do ta vendosja nga ata që nuk janë fare të vaksinuar dhe jo në marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Ende kemi një përqindje të lartë të atyre që refuzojnë të marrin vaksinën. Kjo përqindje përbën gjysmën e popullatës dhe si shifër nuk është aspak në favor të sigurimit të imunitetit kolektiv (imunitetit të tufës), andaj gjithçka duhet orientuar në këtë drejtim përmes fushatave vetëdijësuese, por edhe masave më restriktive që do të detyronin qytetarët të vaksinoheshin, siç ndodh në shumë shtete të Evropës”, thotë Memedovic.

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë në Maqedoninë e Veriut vjen pas rekomandimit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ajo amerikane.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se qytetarët me dozën e tretë do të vaksinohen vetëm me vaksinën e kompanisë Pfizer, pavarësisht nëse dy dozat e para i kanë marrë të ndonjë kompanie tjetër.

Etiketa: doza e 3maqedonia e veriutvaksina

Të tjera

Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945
Bota

Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945

Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar më 17 dhjetor 2025 një paketë kontratash ushtarake me vlerë mbi 50 miliardë...

12:30 18/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Para
Takimi me krerët e sigurisë, ja çfarë kërkon Vjosa Osmani nga Bashkësia Ndërkombëtare

Takimi me krerët e sigurisë, ja çfarë kërkon Vjosa Osmani nga Bashkësia Ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

14:22 18/12/2025
Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

14:20 18/12/2025
Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

14:11 18/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.