Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 7 mijë qytetarë, janë vaksinuar ditën e sotme në pikat e vaksinimit të hapur në të gjithë vendin.
Sipas saj numri i qytetarëve të vaksinuar deri tani ka shkuar në 1,067,135. Gjithashtu ministrja ka theksuar se nuk do të ndalen me planin kombëtarë të vaksinimit duke shkuar në çdo qytet për të vaksinuar çdo qytetarë.
“Më shumë se 7 mijë qytetarë u vaksinuan sot në pikat e vaksinimit të hapura në të gjithë vendin, duke e çuar në 1,067,135 numrin e qytetarëve të vaksinuar deri tani.
Nuk do të ndalemi me planin kombëtar të vaksinimit masiv, duke shkuar në çdo komunitet, për të rritur sa më shumë mbulesën vaksinale dhe mbrojtjen për qytetarët”, shkruan Manastirliu.
Kujtojmë se vaksinimi i levizshëm me grupët e posaçme të terrenit ka nisur pak ditë më parë. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Shkoza. Gjithashtu Manastirliu ka bërë me dije se ditët e hapura të vaksinimit do të rikthehen në Shqipëri pas mbërritjes së 340 mijë dozave të radhës. Gjatë një vizite në stadiumin “Air Albania” për të inspektuar procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se ditët e hapura për vaksinimin e personave mbi 18 vjeç, do të fillojnë të hënën e ardhshme deri në 25 korrik.