Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manastirliu, lojë me shifrat e të shtruarve, që të mos hapë spitalet COVID rajonalë

14:15 21/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ministria e Shëndetësisë po luan sërish me shifrat e pandemisë. Këtë radhë po bën lojë me numrin e të shtruarve, duke e ulur atë artificialisht, me qëllim që të shmangë hapjen e spitaleve COVID rajonalë.

Pse nuk e kalojnë shtrimet shifrën 500?

Sipas strategjisë së hartuar nga Qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve, duhet të kalohet në hapjen e spitaleve rajonale, nëse shifra e të shtruarve arrin në 500 vetë. Konstatohet një ulje e numrit të të shtruarve e cila po kontrollohet nga qeveria përmes trajtimit në spital vetëm të rasteve të rënda dhe uljes së numrit të testimeve të kryera.

Sot në 4 spitalet COVID raportohen 391 pacientë të shtruar. Pra, qeveria raporton numrin e shtrimeve të gjendje të stabilizuar në këto shifra njësoj si në fillim të pandemisë, megjithëse numri i të infektuarve aktiv është 1 mijë më i lartë.

Urgjenca shkon vetëm tek rastet e rënda

Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 20 urgjenca të të prekurve me COVID. Mediat afër qeverisë qysh dje kanë nisur raportimet se janë 100 shtretër më pak të zënë në spitalet COVID.  Në fakt, e vërteta është se shtretërit janë të gjithë të zënë sepse  spitali COVID 4 ( me 110 shtretër) shërben si spital rehabilitim për post-covid. Praktikisht ai nuk përdoret, por shërben si reklamë e qeverisë për të mashtruar sikur po investon në rritjen e kapaciteteve të spitaleve COVID.

Siç shprehen vetë mjekët e Urgjencës Kombëtare, pacientët po i shmangen spitaleve, duke u trajtuar në shtëpi dhe vetëm pas përkeqësimit të situatës ata i drejtohen 127-s. Qëllimi i lojës së ministres Ogerta Manastirliu është shtyrja dhe mbajtja e bllokuar e skenarit të hapjes së spitaleve rajonalë, për të cilët qeveria nuk ka bërë investime dhe nuk ka kapacitete në mjekë të specializuar.

Ministrja Manastirliu, ashtu siç bëri me Spitalin Covid 4, që nuk pret pacientë, promovoi më 15 dhjetor hapjen sa për reklamë të spitalit rajonal COVID në Elbasan. Por edhe ky spital nuk funksionon akoma.

Loja me shifrat e shtrimeve në spitale

Më 11 nëntor ministrja Manastirliu, deklaronte: “Më lejoni të them që ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në spitalet e dedikuara për COVID-in”.

Tre spitalet Covid 1, 2 dhe 3 janë në kapacitet të plotë, ndërsa Covid 4 është vetëm spital post-covid. Më 30 nëntor 2014, në spitali Covid 4 hyri pacienti i parë në këtë spital, i ardhur nga Covid 2, pasi kishte kaluar gjendjen e rëndë. Aktualisht ka një numër fare të vogël pacientësh. Kujtojmë se hapja e spitalit Covid 4, është bërë pasi numri total i të shtruarve në të tre spitalet shkoi në 491 persona.

25 nëntor 2020

Numri i pacientëve në spitale ishte 461 të shtruar që e tejkalonte kapacitetin prej 432 shtretërish në të tre spitalet Covid. 29 pacientë rezultonin mbi kapacitetin.

20 dhjetor 2020

Afro një muaj më vonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për situatën COVID19 në 24 orët e fundit, raportonte se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Situata nuk ka ndryshuar, po qeveria po ruan numrin e shtrimeve duke ulur numrin e testimeve dhe duke inkurajuar urgjencën që të trajtojë vetëm rastet e rënda të pacientëve.  Janë kryer 1927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë. Një ditë më parë, pra në 19 dhjetor 2020 janë kryer 2276 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Numri i të shtruarve në spitale ishte 376 pacientë.

18 dhjetor

Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Numri i të shtruarve në spitale vijonte të ishte i qëndrueshëm. Në 4 spitalet COVID, po trajtoheshin 382 pacientë.

17 dhjetor

Numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID ishte 393 pacientë. Vini re, janë kryer 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë.

16 dhjetor

Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID ishte 403 pacientë.

15 dhjetor

Janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID ishte 426 pacientë. Shifrat tregojnë qartë se si numri i të shtruarve në spital është i njëjtë aq sa shtretër kanë në dispozicion. Po ashtu duket ulja e testimeve për Covid, megjithëse numri i të infektuarve qëndron i lartë.

Plani për t’i mbajtur pacientët në shtëpi

Ministrja Manastirliu nuk e ka fshehur strategjinë për të mos i hapur spitalet rajonalë. Gjatë një takimi online me deputetët e Komisionit të Shëndetësisë më 5 tetor 2020 (Gazeta Reforma disponon procesverbalin e mbledhjes) është shprehur se pacientët do të vijnë në spital vetëm kur të jenë rëndë.

“Mendojmë që ekipet e lëvizshme, brenda muajit tetor t’i vendosim në dispozicion për të realizuar edhe pjesë të ndryshme të ciklit të trajtimeve ambulatore në banesë nga ekipet e Urgjencës Kombëtare, për të shmangur prurjet, apo vajtjet në spital për disa pjesë të protokollit të trajtimit të cilët mund të realizohen fare mirë edhe në banesë. Këto janë pjesë e planit tonë të vjeshtë-dimrit, pra të kësaj strategjie, e cila ka objektiva specifikë dhe plane konkrete. E rëndësishme do të jetë edhe struktura e re e njësive të lëvizshme që do të vendoset për qytetin e Tiranës”, ju ka treguar deputetëve Manastirliu planin për t’i lënë pacientët në shtëpi.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: covidmanastirliuspitale

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Covid-19, vendi ynë shtrëngon masat: Ndalohet çdo aktivitet e lëvizje pas orës 20:30!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.