Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manastiri i Deçanit, reagon KFOR: Nuk ka pasur asnjë incident në dekadën e fundit

11:45 22/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pavarësisht se organizata “Europa Nostra” e ka futur në listën e shtatë monumenteve të rrezikuara në Evropë, Misioni i KFOR-it në Kosovë thotë se nuk ka regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm kundër Manastirit të Deçanit në dhjetë vitet e fundit.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, KFOR-i thotë se situata e sigurisë përreth monumentit fetar të Manastirit të Deçanit është e qetë. Institucionet kosovare dhe organizatat e shoqërisë civile e kanë kundërshtuar futjen e Manastirit të Deçanit në listën “7 monumentet më të rrezikuara të Evropës” nga ana e organizatës “Europa Nostra” qe merret me trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto institucione i kishin radhitur argumentet se pse Manastiri i Deçanit nuk duhet të jetë në listën e “Europa Nostra”-s.

“Ne nuk kemi regjistruar ndonjë incident të konsiderueshëm të sigurisë në dhjetë vitet e fundit kundër Manastirit të Deçanit. KFOR-i do të vazhdojë të operojë me qëllim të garantimit të një bashkekzistence paqësore në atë zonë. Të gjitha objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore në mbarë Kosovën duhet të respektohen dhe të ruhen. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në përputhje me parimin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë”,- thuhet në përgjigjen e KFOR-it. KFOR-i gjithashtu vlerëson se situata e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit është e qetë.

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të vet, që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillimit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Brenda kësaj kornize, ne e mbajmë praninë tonë në zonën e Manastirit të Deçanit. Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme në tërë Kosovën dhe në zonën përreth manastirit”,- thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani i kanë dërguar letër organizatës “Europa Nostra”, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në këtë letër, shefi i qeverisë dhe shefja e shtetit kanë argumentuar pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”. Zëvendëspresidenti i organizatës “Europa Nostra”, Guy Clausse, para disa ditësh ka thënë se nominimi i Manastirit të Deçanit në listën “7 monumentet më të rrezikuara në Evropë” është mbështetur në raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe në bisedën me Igumenin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjic.

Etiketa: kforKosoveManastiri i deçanit

Të tjera

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Rrjolli dhe Durrësi bashkohen nesër para Kuvendit: Momenti për t’u ngritur të gjithë
Aktualitet

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Rrjolli dhe Durrësi bashkohen nesër para Kuvendit: Momenti për t’u ngritur të gjithë

Për herë të parë, dy protesta që prej javësh zhvillohen të ndara në skaje të ndryshme të vendit do të...

18:25 11/02/2026
Auditi i KLSH nxjerr një tjetër problematikë: Mungojnë pajisje të automatizuara për barnat tumorale
Aktualitet

Auditi i KLSH nxjerr një tjetër problematikë: Mungojnë pajisje të automatizuara për barnat tumorale

Një auditim tematik i zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale...

14:36 11/02/2026
Para

Kryeprokurori Çela: Kemi marrë masat e duhura administrative për zgjedhjet e 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Rrjolli dhe Durrësi bashkohen nesër para Kuvendit: Momenti për t’u ngritur të gjithë

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Rrjolli dhe Durrësi bashkohen nesër para Kuvendit: Momenti për t’u ngritur të gjithë

18:25 11/02/2026
Auditi i KLSH nxjerr një tjetër problematikë: Mungojnë pajisje të automatizuara për barnat tumorale

Auditi i KLSH nxjerr një tjetër problematikë: Mungojnë pajisje të automatizuara për barnat tumorale

14:36 11/02/2026
Masakër me 10 viktima në shkollë në Kanada, identifikohet autorja 18-vjeçare transgjinore

Masakër me 10 viktima në shkollë në Kanada, identifikohet autorja 18-vjeçare transgjinore

13:47 11/02/2026
GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

10:54 11/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.