Nga Jamarbër Malltezi
Histori e vërtetë me dreqtësinë fringo të re. Armandi e Olsi vodhën 2 miliardë e 400 milion euro por asnjë nga 16 kompanitë e call centerave të tyre nuk iu prek asnjë qime floku pasi në burg u dërguan ca koka turku. Prokurorin gjerman e çuan tek një call center pa lidhje me Armandin dhe Olsin dhe aty bllokuan gjithë stafin qe ishte në turn.
Asnjë prej tyre nuk fliste Gjermanisht dhe këtë e shkruajti qartë prokurori gjerman. Pastaj i shoqëruan të 75 personat në Polici. Aty bazuar në kriterin “kush na duket si fytyrë e keqe” zgjodhën 17 veta dhe i çuan në burg. I akuzuan për Grup të Strukturuar Kriminal qe kishin mashtruar Gjermanët dhe Spanjollët ndonëse asnjëri nuk fliste asnjë nga këto gjuhë. 17 persona në burg por as policia as prokuroria nuk kish sqaruar se çfarë roli kishin përveç dëshirës që të bënin ca koka turku për të shmangur përgjegjësit e vërtetë.
Gjyqtar/notere Irena Gjoka i caktoi 60 ditë paraburgim por ndonëse e ka detyrim ligjor t’a nxjerrë vendimin brenda 2 ditësh, ua vonoi për 75 ditë! Ndaj i iku afati 60 ditor dhe vijuan në burg edhe për disa muaj të tjerë. Prokurorëve Gjermanë dhe Spanjollë ju treguan se e luftojnë seriozisht krimin, se arrestojnë 17 veta (për të mbrojt Olsin e Armandin), veçse prokurori gjerman iku pa e kthyer kokën pas, ndërsa spanjollët dërguan letër porosi për të paktën 3 persona të lidhur direkt me Olsin e jo koka turku.
Ata qërratallarët prodhuan ca koka turku për të gënjyer të huajt dhe për të prodhuar ca statistika për të qenë në rregull se kinse po luftojnë krimin, por realiteti është kjo histori e vërtetë dhe e dhimbshme. Një i ri që bëri 8 muaj burg të padrejtë i solli njoftimin gjyqtares “Po shoh 10 oferta pune për operator në call-center. Asnjë nuk thotë për pjesëtar të grupit të strukturuar kriminal siç po akuzohem. Cilën ofertë pune duhet të pranoj? Cila është për operator call-center e cila për kriminel?” E përzunë nga gjykata pa përgjigje e pa asnjë ndjesë.