Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mali i Zi bën ‘përjashtim’, turistëve nga Shqipëria dhe vendet e rajonit nuk do u kërkohet test Covidi apo certifikatë vaksinimi

15:43 20/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pak më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës bëri një reagim në faqen e saj në Facebook ku deklaroi se për të kaluar në territorin e Malit të Zi, çdo qytetar duhej të ishte i pajisur me një nga katër provat, si dëshmi vaksinimi, testin negativ apo atë antigjen.

Por më pas kjo qendër ka reaguar duke thënë se ky rregull nuk vlen për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për qytetarët malazez që udhëtojnë nga këto vende.

Mali i Zi ka njoftuar se hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet i pakushtëzuar dhe se në kufijt malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.

Në fakt sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, kufizimet në qarkullim vlejnë për të gjitha vendet tjera, përveç atyre të rajonit ku përfshihet edhe Kosova.

“Nëse një person nuk ka asnjë nga këto katër dëshmi (vaksinimin me një ose të dyja dozat, një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se e ka kaluar COVID-19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë), ai dërgohet në një izolim katërmbëdhjetë ditor që mund të përfundojë pas ditës së gjashtë të hyrjes në Mal të Zi përmes një testi PCR negativ”, tha drejtori i Institutit, Igor Galiq.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 24 gusht.

Galiq tha se situata epidemiologjike në Mal të Zi po përkeqësohet dhe kërkon masa shtesë.

Më 19 gusht, Mali i Zi regjistroi 532 të infektuar me koronavirus, dhe pesë viktima.

E pyetur për arsyen e përjashtimit të vendeve të rajonit nga masa e kufizimit të hyrjes në Malin e Zi, ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Millena Lipovina Bozhoviq tha se aktualisht nuk ka rrezik epidemiologjik nga ato vende si dhe, sipas saj, përfitimi ekonomik i një vendimi të tillë është i madh për shkak të sezonit turistik.

“Pa një ekuilibër midis shëndetit dhe ekonomisë, nuk ka as shëndet dhe as ekonomi”, tha Bozhoviq, duke shtuar se Mali i Zi nuk mund të përballojë edhe një tjetër sezon turistik nën izolim të plotë.

Masat e reja, që përfshijnë edhe disa kufizime brenda Malit të Zi janë të vlefshme deri më 10 shtator.

 

Etiketa: mali i zipa test covidiperjashtim

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Fitoi trofeun e parë me Bayern, Kimmich ngacmon trajnerin: Nuk je te Leipzig këtu…

Fitoi trofeun e parë me Bayern, Kimmich ngacmon trajnerin: Nuk je te Leipzig këtu...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.