Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 1 personi mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë, ndërkohë që në makinë ndodheshin 3 persona.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë në fshatin Dardhë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj.
Nga ana tjetër, një grua dhe një fëmijë kanë shpëtuar për mrekulli dhe kanë arritur të dalin nga makina, raporton Abc News.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, teksa Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rreth zbardhjes së plotë të aksidentit.