Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka shprehur qartë qëndrimin e tij kundër LSI. Murrizi deklaroi se do t’ia japë votën Partisë Demokratike, por pa LSI-në në qeveri. Ndër të tjera shtoi se qëllimi i tij nuk është të bëhet ministër.
Ai foli edhe për kandidimin e inxhinieres Luljeta Bozo, për të cilën tha se do të dalë e fundit, për shkak se nuk do të votohet nga militantët e PS-së.
Pjesë nga reagimi:
“Një qeveri të Monikës nuk do ta votoj. Do të votoj opozitën, pa Monikën brenda. Nëse vota ime kushtëzohet, atëherë do të kaloj në opozitë ose le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe le të shkojmë në opozitë.
Unë kam drejtuar PD-në e Lushnjes dhe kam pritur qytetarë që largoheshin nga puna nga LSI-ja vetëm pse ishin të PD-së. Opozitës do t’ia jap votën, përveç LSI-së. Nuk e kam qëllim që të bëhem ministër, por të vijë në pushtet vullneti i qytetarëve.
Me gjithë respektin për moshën dhe kontributin, është 79 vjeçe Luljeta Bozo. Një grua kaq e nderuar, pse duhet ta votojnë socialistët. Militantët nuk kanë për ta votuar. Ajo do të përfundojë në fund të listës. Kjo është turp. Kam frikën se këto figura do të fëlliqen në fund.”