Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Luftar Hysa, nga Belshi te Sinaloa: SHBA e shpall non grata, Shqipëria heshti me vetëdije

20:41 14/11/2025
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Prej vitesh kemi ngritur zërin, kemi publikuar faktet, kemi kërkuar hetime, transparencë dhe veprim institucional. Prej vitesh kemi shkruar se Luftar Hysa, biznesmeni që shfaqej në Tiranë si “suksesi shqiptar jashtë”, ishte i lidhur me rrjetin ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe me kartelin famëkeq të Sinaloas.

Prej vitesh kemi marrë kundërshtime, sulme, madje edhe letra zyrtare të ardhura nga pseudo-avokatë amerikanë të Hysajve, të cilët mohonin gjithçka. Sot, është vetë Shteti i Bashkuar amerikan që vë vulën përfundimtare: Luftar Hysa, familja e tij dhe një numër i madh kompanish të lidhura me ta shpallen non grata si “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa”, i përfshirë në pastrim parash për kartelin Sinaloa nga Meksika deri në Shqipëri.

Hetimet e publikuara nga La Presse, Xhandarmëria Mbretërore e Kanadasë dhe agjencia federale CANAFE tregojnë qartë se Hysa dyshohet të ketë ricikluar miliona dollarë për trafikantë meksikanë përmes kazinove, restoranteve dhe kompanive fantazmë. Transaksionet që lëvizin nga Meksika drejt Shqipërisë, Kanadaja i përmend si aktivitete tipike të pastrimit të parave.

Restoranti “Mirela” brenda kazinosë Magic Palace dërgon 28 milionë dollarë brenda një viti drejt pesë shteteve. Dhjetëra raporte aktivitetesh të dyshimta përmendin familjen Hysa dhe partnerët e tyre financiarë. E gjithë kjo nuk ka qenë sekrete. Ka qenë publike. Ka qenë shkruar, raportuar, denoncuar.

Por në Shqipëri, ndërsa Kanadaja hapte dosjet dhe SHBA përgatitej për sanksione, Luftar Hysa pritej në zyrën e Edi Ramës. Fotoja e vizitës së tetorit 2020 flet vetë: një njeri që tashmë rezulton i lidhur me kartelin Sinaloa u prit në Kryeministri bashkë me një deputet gjerman dhe Besnik Lulajn. Dy muaj pas asaj vizite u dha licenca për kazinonë në Vlorë, tek Marina Bay. Në Shqipëri, qarku i parave të kazinove lidhej me zyrën e kryeministrit; jashtë Shqipërisë, i njëjti individ futej në listat e inteligjencës për pastrim parash.

Kur RAI e vuri përballë fakteve, Edi Rama fillimisht bëri sikur nuk e njihte. Pastaj pranoi se kishte pasur takim, por e minimizoi si incident të vetëm dhe pa rëndësi. Pastaj deklaroi se takimi kishte qenë për kazinonë në Vlorë. Ky version bie ndesh me versionin që dha vetë Luftar Hysa tek Fevziu, ku tha se në Kryeministri kishte shkuar për një “projekt artistik”, për një libër turistik me fotografin Max Milligan. Dy versione për të njëjtën ditë. Dy mashtrime. Dy përpjekje për të kontrolluar narrativën.

Në Shqipëri, pastrimi i imazhit është kthyer në ritual kombëtardhe altari i këtij rituali është studioja ku Luftar Hysa shkoi për të “larë” veten, për të luajtur rolin e njeriut të ndershëm që keqkuptohet nga bota. Ashtu bëjnë të gjithë personazhet e errët të kësaj skene. Shkojnë tek Fevziu, flasin butë, i vajosinaudiencës një version të përshtatur, dhe dalin ashtu siç kanë hyrë: të pastër.

Edhe Hysa u la aty, edhe Rama u justifikua aty, edhe e vërteta u mbyt aty.

Pra, po, qenka e vërtetë. Njeriu nga Belshi kishte lidhje me kartelin Sinaloa. Ne e thamë, e provuam, e dokumentuam. Askush nuk na dëgjoi. Sot e thotë Washingtoni. Tani mbetet vetëm të shohim nëse Shqipëria do të mendohet akoma gjatë, apo do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: të mos shohë, të mos dëgjojë, të mos veprojë.

Etiketa: blendi fevziuedi ramaluftar hysaNon gratareformaeditorialSinaloatakimi

Të tjera

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE
Aktualitet

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler deklaroi në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian se zhvillimet e fundit në Shqipëri,...

13:49 26/02/2026
SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”
Aktualitet

SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rilexuar pretencën për dosjen “Metamorfoza”, duke kërkuar dënime me burg...

13:30 26/02/2026
Para
SHBA shpall katër celula antifashiste si organizata terroriste në Europë, dy janë në Greqi

SHBA shpall katër celula antifashiste si organizata terroriste në Europë, dy janë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

13:49 26/02/2026
SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

13:30 26/02/2026
Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

10:01 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.