Themeluesi i “Alibaba”, Jack Ma, i cili është njeriu më i pasur në Kinë dhe një nga më të pasurit në botë, ka dhuruar 14.4 milion dollarë, në ndihmë të kërkimeve për gjetjen e kurës për koronavirusin.
Lajmin është bërë publik në mediat sociale nga vetë fondacioni i Jack Ma.
Në deklaratën e fondacionit, thuhet se 5.8 milion dollarë do t’i shkojnë dy organizatave të kërkimit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për masat parandaluese dhe trajtimet.
Njëkohësisht, fondacioni i njeriut më të pasur të Kinës, po ofron kompjuterë, për organizatat e kërkimit të vaksinës.
Sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, do të duhet të paktën 1 vit derisa të kemi një vaksinë.
Deri më tani, koronavirusi ka marrë 170 jetë njerëzish, ndërsa mbi 7 mijë janë të infektuar.
Jashtë Kinës janë konfirmuar më shumë se 80 raste, të përhapura në Australi, SHBA, Itali, Gjermani dhe Francë.