Komanda e grupit taktik operacional “Kharkiv” kaloi këtë të martë nga drejtimin i Yuriy Galushkin nën drejtimin Mykhailo Drapaty. Kështu raporton agjencia “Rbc Ukraine”, sipas së cilës ky vendim vjen në sfondin e ofensivës së nisur nga Forcat e Armatosura ruse kundër rajonit verilindor të Ukrainës.
“Pas një vendimi të drejtuesve ushtarakë, nga 11 maji gjeneral brigade Mykhailo Drapaty u emërua komandant i grupit taktik operacional të trupave “Kharkiv”, raporton gazeta, sipas së cilës Drapaty gjithashtu mban postin e Zëvendës Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Grupi taktik operacional “Kharkiv” është një njësi tokësore e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Është pjesë e grupit të trupave strategjike-operative Khortytsia, i formuar gjatë pushtimit rus në shkallë të gjerë të Ukrainës që filloi në vitin 2022. Në fillim të prillit, gjenerali Yuriy Galushkin ishte bërë komandanti i grupit taktik që zëvendësoi Andrii Hrytskov. Grupi operativ taktik “Kharkiv” është përgjegjës për mbrojtjen në drejtim të Slobozhanske.
Ndërkohë këtë të martë, Olena Zelenskyy, gruaja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, është pritur në Beograd nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ajo ndodhet në Beograd që prej ditës së djeshme. Sipas mediave tema e takimit ishin lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe çështjet humanitare.
Sa i përket zhvillimeve në Rusi, Presidenti rus Vladimir Putin bëri ndryshime që prekin disa pozicione qeveritare, veçanërisht duke ndryshuar Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe duke emëruar Andrei Belousov në vend të tij, pas roleve të mëparshme të Belousov të lidhura me çështjet ekonomike të vendit.
Sipas shefit të zyrës së Al Mayadeen në Moskë, Muslim Shaito, emërimi i Belousov si Ministër i Mbrojtjes mbart implikime të rëndësishme strategjike, si në nivel ekonomik ashtu edhe në atë politik. Belousov njihet si një figurë kyçe në ekonominë ruse, pasi ka kontribuar në zhvillimin dhe integrimin e teknologjive të avancuara, duke përfshirë dronët, në ekonominë ruse.
Ndërkohë Dmitry Patrushev, djali i politikanit dhe ish-oficerit të inteligjencës Nikolai Patrushev, është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të Rusisë.