Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lufta civile në Sudan/ Guterres thirrje vendeve anëtare të OKB-së

17:18 04/05/2023
Reading Time: 4 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare.

“Ndihmat duhet të lejohen në Sudan, dhe na duhet qasje e sigurtë dhe e menjëhershme për të qenë në gjendje që t’i shpërndajmë ato për njerëzit që kanë më shumë nevojë. Civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen, dhe punonjësit e ndihmave dhe mjetet e tyre duhet të respektohen”, tha zoti Guterres gjatë një konference për shtyp në Najrobi, të Kenias.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit thotë se mbi 500 persona janë vrarë dhe rreth 5,000 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 15 prill, gjatë një lufte për pushtet mes drejtuesve të forcave qeveritare sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë. Agjencia e OKB-së e Emigracionit (IOM) tha këtë javë se të paktën 334,000 persona janë zhvendosur brenda vendit nga luftimet, krahas 100,000 të tjerëve që kanë ikur nga vendi. Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar se luftimet mund të shkaktojnë që më shumë se 800,000 njerëz të largohen nga vendi verilindor i Afrikës.

Shumë prej tyre shkojnë në shtatë vendet që kanë kufi me Sudanin, përfshirë Çadin, Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore, Egjiptin dhe Etiopinë.

Përpjekjet e fundit për armëpushim

Ministria e Jashtme e Sudanit të Jugut njoftoi të martën se shefi i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, kreu i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, kanë rënë dakord për një armëpushim të ri njëjavor që do të hyjë në fuqi të enjten.

Shefi i OKB-së shprehu shqetësimin se armëpushimet e mëparshme janë shkelur vazhdimisht dhe ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni ndaj dy gjeneralëve që të respektojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen.

Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir theksoi rëndësinë e një armëpushimi më të gjatë dhe caktimin e të dërguarve për bisedimet e paqes, për të cilat të dyja palët ranë dakord.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha se qeveria e tij do të mbështesë bisedimet në Sudan midis fraksioneve rivale, duke shtuar se ai “është i kujdesshëm që të mos ndërhyjë në çështjet e tyre të brendshme”.

“I gjithë rajoni mund të preket,” tha ai në një intervistë të martën me një gazetë japoneze, ndërsa një i dërguar nga shefi i ushtrisë sudaneze u takua me zyrtarë egjiptianë në Kajro.

Operacionet humanitare

Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths e kaloi të mërkurën në Port Sudan – qytetin sudanez në Detin e Kuq, ku OKB-ja dhe shumë organizata joqeveritare kanë zhvendosur operacionet e tyre nga Khartumi.

Zoti Griffiths dhe kreu i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, folën me telefon me palët. Zoti Griffiths u tha gazetarëve se po punon për marrjen e premtimeve nga të dyja fraksionet për mbrojtjen e ndihmave humanitare dhe për të lejuar lëvizjen e punonjësve të ndihmave dhe furnizimeve edhe kur nuk ka armëpushim zyrtar.

“Do të na duhet të kemi marrëveshje në nivelin më të lartë dhe shumë publikisht, dhe do të na duhet t’i përkthejmë ato angazhime në struktura lokale tek të cilat mund të mbështetemi”, tha ai, duke theksuar se komuniteti humanitar po vazhdon dhënien e ndihmave.

Shumica e operacioneve të ndihmave janë pezulluar ose pakësuar shumë për shkak të pasigurisë. Disa punonjës të ndihmave janë vrarë në luftime. Këshilli Norvegjez i Refugjatëve tha të mërkurën se një nga vullnetarët e tyre sudanezë u vra të dielën në qytetin e paqëndrueshëm të Geneinas, në Darfurin Perëndimor.

Plaçkitja gjithashtu ka penguar operacionet e ndihmave.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha të mërkurën se gati 17,000 tonë ushqime ishin vjedhur nga magazinat e tyre në të gjithë Sudanin dhe po punonte për të përcaktuar se çfarë furnizimesh kanë mbetur. Para luftimeve, WFP-ja kishte mbi 80,000 tonë rezerva në vend. Agjencia ende synon të sigurojë ndihma ushqimore për 384,000 persona në ditët në vijim.

Koordinatori i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Darfur tha se grabitja ka qenë prej kohësh një problem në Darfur dhe se shumë prej objekteve të tyre janë grabitur që nga 15 prilli.

“Objektet tona në Nyala, në Darfurin e Jugut dhe në El Geneina, në Darfurin Perëndimor, janë sulmuar nga grabitësit, kriminelët, banditët, milicitë jashtë kontrollit”, u tha Toby Harward gazetarëve në një video-telefonatë nga Nairobi, ku u evakuua javën e kaluar.

Ai tha se autoritetet lokale në Darfur kanë punuar me organizatat humanitare për t’u siguruar që armëpushimet e ndryshme kombëtare të respektohen në nivel lokal, në mënyrë që të shpërndahen ndihmat.

Përpjekjet e diplomacisë

Zoti Perthes, zyrtari më i lartë i OKB-së në Sudan, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të hënën se gjeneralët e ushtrive ndërluftuese të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues në Arabinë Saudite për negociata.

Mohamed Abdalla Idris, ambasadori sudanez në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se shpreson se armëpushimi përfundimisht do të çojë në bisedime domethënëse për paqe afatgjatë.

Ai tha se, “armëpushimi është një lëvizje me dy drejtime” dhe vuri në dukje se paqja mund të arrihet vetëm nëse të gjitha palët respektojnë kushtet e marrëveshjeve.

Luftimet në Sudan kanë detyruar qeveritë e huaja të evakuojnë qytetarët e tyre nga vendi. Ushtria ruse njoftoi të martën se më shumë se 200 persona do të evakuohen me katër mjete transporti ushtarak. Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se më shumë se 1000 qytetarë amerikanë janë evakuuar që nga fillimi i dhunës. VOA

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

I shpallur në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçarit në Tiranë

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia në Tiranë. Bëhet fjalë për Elis...

11:41 09/07/2025
Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet
Aktualitet

Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Madheshit në Ulëz të Matit, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë...

11:32 09/07/2025
Para
E çuditshme, por ndodh/ fermerët holandezë po paguhen për të mbyllur fermat e tyre

E çuditshme, por ndodh/ fermerët holandezë po paguhen për të mbyllur fermat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

I shpallur në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçarit në Tiranë

11:41 09/07/2025
Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

Nxirje dhe plagë në trup, detaje nga mbytja e të riut në Shkopet

11:32 09/07/2025
Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

10:48 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë turisti

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë turisti

10:17 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.