Familja e tyre i ka dhënë jo pak Kosovës në luftën e saj për liri, por në radhët e UÇK-së ka edhe dëshmorë pikërisht nga kjo familje.
Për këtë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një foto nostalgjike nga Tirana e viteve ’90-të, ka kujtuar vëllain e tij Luan Haradinaj, që u vra gjatë luftës dhe sot duhet të kishte mbushur 47 vite.
Me fjalë prekëse, Haradinaj thotë se, për të dhe familjen, Luani ka mbetur i ri 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e Kosovës.
Edhe pse sot Luan Haradinaj, duhet të kishte mbushur 47 vjeç, Ramush Haradinaj i uron të vëllait 23-vjetorin e lindjes, për të cilin ai mbetet gjithmonë i ri.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Facebook:
“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!
RH”
/GazetaReforma.com/