Pesë janë pronat ku janë fokusuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundrejt ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për tre vila dhe dy apartamente. Asnjë nga këto prona nuk është në pronësi të Ahmetajt. Dy janë në pronësi të ish-gruas së socialistit Albina Mancka, dy të tjera ne ëmr të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, ndërsa njëra është ende në proces e nuk jepen më shumë detaje për të.
Pronat
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
“Vila 22” në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037)
Banesë e Albina Manckës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut
Këtë padite, BKH dhe SPAK kanë ushtruar kontrolle në pronat e Ahmetajt. Mësohet se është kontrolluar shtëpia ku jeton ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka dhe dy vajzat e tij. Gjithashtu, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë ushtruar kontroll edhe në vilën që ndodhet në Gjirin e Lalëzit, e cila rezulton të jetë në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha. Në vilën e Hoxhës janë gjetur 30 mijë euro, por nuk raportohet nëse kjo shumë parash është sekuestruar apo jo.