Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lista/ Biden shpall sanksionet kundër Rusisë, paralajmëron edhe të tjera

21:16 22/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti Joe Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

“Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje. Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe ne do të vazhdojmë të përshkallëzojmë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet,” tha Biden.

Këtu janë sanksionet e detajuara nga Biden:

Ne do zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse: VEB dhe bankës së tyre ushtarake.
Ne do zbatojmë sanksione gjithëpërfshirëse mbi borxhin sovran të Rusisë. Kjo do të thotë se ne e kemi ndërprerë qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet evropiane.
Ne gjithashtu do të vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit dhe duhet të ndajnë gjithashtu dhimbjen.
Ne kemi punuar me Gjermaninë për të siguruar që Nord Stream 2 të mos ecë përpara.

Biden gjithashtu vuri në dukje se nëse Rusia vazhdon agresionin e saj, mund të pasojnë sanksione shtesë. Presidenti amerikan u zotua se administrata e tij po përdorte çdo mjet në dispozicion për të kufizuar efektin e sanksioneve kundër Rusisë në çmimet e brendshme të gazit, duke pranuar se amerikanët ka të ngjarë të shohin rritje të çmimeve në pompë në muajt e ardhshëm.

“Siç thashë javën e kaluar, mbrojtja e lirisë do të ketë kosto, edhe për ne dhe këtu në shtëpi. Ne duhet të jemi të sinqertë për këtë. Por ndërsa e bëjmë këtë, unë do të ndërmarr veprime të forta për t’u siguruar që dhimbja e sanksioneve tona të jetë në shënjestër ndaj ekonomisë ruse, jo tonën,” tha Biden.

Javën e kaluar, Biden sinjalizoi se amerikanët duhet të presin rritje të çmimeve në rast të sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë, aktualisht prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë. JPMorgan ka paralajmëruar 120 dollarë ose edhe 150 dollarë për fuçi naftë bruto nëse eksportet ruse ndërpriten. Çmimi aktual është më pak se 100 dollarë për fuçi./REL

Të tjera

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump
Bota

Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

Një përpjekje e rrallë diplomatike për të bindur presidentin venezuelas Nicolás Maduro të largohej vullnetarisht nga pushteti ka përfunduar pas...

15:56 06/12/2025
Para
Dhuna ndaj banorëve te 5 Maji/ Alibeaj: PD do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka ushtruar dhunë

Dhuna ndaj banorëve te 5 Maji/ Alibeaj: PD do të kërkojë hetim të posaçëm për këdo që ka ushtruar dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.