Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lirohet plazhi i zaptuar në  Ksamil, procedohet nënkryetari i Bashkisë Sarandë

10:48 05/08/2019
Reading Time: 2 min lexim

Falë operacionit policor “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme është proceduar penalisht edhe nën kryetari i Bashkisë së Sarandës.

Operacioni është zhvilluar në Ksamil, Himarë, Vlorë e Divjakë, ku disa persona janë proceduar penalisht.

Policia ka liruar dhe vënë në dispozicion të pushuesve 10 000 m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, ku shumë prej personave përgjegjës akuzohen për fshehjen e të ardhurave.

Bëhet e ditur se është proceduar penalisht edhe nën kryetari i Bashkisë së Sarandës, shtetasi Th. M., i cili akuzohet se nuk ka ekzekutuar vendimin administrativ të kryetarit të Bashkisë Sarandë për lirimin e një sipërfaqeje plazhi publik prej 600 m2 në Ksamil.

Kjo hapësirë shfrytëzohej pa lejen e bashkisë nga shtetasi F. P., hapësirë që është liruar gjatë operacionit të policisë tre ditë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Blutë kanë proceduar penalisht edhe n/kryetarin e Bashkisë së Sarandës shtetasi TH. M, sepse në kundërshtim me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” nuk ka ekzekutuar vendimin administrativ të kryetarit të Bashkisë Sarandë për lirimin e një sipërfaqeje plazhi publik prej 600 m2 në Ksamil i cili shfrytëzohej pa lejen e bashkisë nga shtetasi F. P., hapësirë që është liruar gjatë operacionit të policisë tre ditë më parë.

Gjatë operacionit në Ksamil, Policia ka liruar dhe kthyer në shërbim të qytetarëve rreth 10000 m2 hapësirë publike. Është  proceduar penalisht shtetasi K. I., 35 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, tek zona bregdetare e quajtur “Pema” në Ksamil, janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1185  shezlongë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlongëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës.

Në Himarë Policia gjatë kontrollit në Jalë, ka proceduar penalisht shtetasit G. S., 47 vjeç, banues në Fier (administrator subjekti) dhe Z. D., 34 vjeç, banues në Himarë (administrator subjekti), pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet  “Plazh Privat” në Jal, nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia konstatoi se në këto subjekte nuk lëshohej kupon tatimor, kishte mungesë dokumentacioni dhe ushtronin aktivitetin pa kontratë qiraje nga Bashkia Himarë.

Operacioni ka vijuar në Vlorë ku janë proceduar penalisht shtetasit L. M., 52 vjeçe, banuese në Vlorë (administratore subjekti) dhe E. N., 38 vjeçe, banuese në Vlorë (administratore subjekti), pasi në subjektet e tyre  në  lagjen “Ujë i Ftohtë” kishte mungesë dokumentacioni dhe pa kasë fiskale.

Po gjatë operacionit që ka vijuar edhe në Divjakë, Policia ka proceduar penalisht  shtetasen  E. A., 38 vjeçe, banuese në Divjakë, (administratore) për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Divjakës, u gjetën mangësi në dokumentacion, në subjektin sezonal që ajo ka në këtë plazh, duke mos deklaruar të ardhurat e duke mos paguar sigurimet.

Policia thotë se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

Etiketa: ksamillirohetnenkryetari i bashkiseplazhi i zaptuarprocedohetSarande

Të lidhura

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që ndodhi më 8 korrik...

13:18 18/07/2025
Para

U përplasën me murin e kantierit të ndërtimit, identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.