29-vjeçari Xhino Koça që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit u përkeqësua pas mbërritjes në spital. Nëna e tij Lira Korça ka bërë një një rrëfim tronditës në emisionin Open.
Temperatura e djalit në fillim ishte 37.5 dhe më pas u dërgua në spital sepse ndihej në dilemë pasi një mjeke i kishte kërkuar që ta dërgonte atje. Kjo pasi kishte parë analizat dhe kishte nevojë për trajtim spitalor, tregon Lira.
Një ditë më pas ai ndihej më i shqetësuar, nuk flinte gjumë, ankohej se nuk merrte dot frymë dhe duke u gdhirë data 13 rreth orës 4 ai është hedhur nga dritarja. Vëllai i madh ishte në makinë në parking, përballë dritares së tij, por nuk kishte parë gjë çfarë kishte ndodhur.
“Në datën 5 gusht vjen nga puna dhe thotë më duket se kam pak temperaturë, 37.5. Vendosëm që ai të rrijë në shtëpi dhe të mos shkojë në punë. Maksimumi i shkoi në 38.2”, tregon Lira.
“Kjo gjendje vazhdoi për dy ditë dhe kërkuam të bëhej tamponi. Iu drejtuam spitalit të Durrësit. Bënë skanerin Xhino dhe bashkëshorti. Të dy dalin me Covid të lehtë, im shoq i kishte pak më të ngarkuara mushkëritë. Analizat i dolën mirë, vetëm pak lëvizjesh parametrash te mëlçia. Na rekomanduan ta kalojnë në shtëpi për të dy. Shkuam në shtëpi. Tre ditë. Bëjnë tamponat dhe marrin përgjigjen 4 ditë më vonë. Im shoq rezultoi negativ. Përgjigjen e Xhinos pozitive e morëm kur ai ishte shtruar në Sanatorium.
Në bisedë me një të afërm të familjes na sugjeroi që t’i çoja analizat për t’i parë më mirë dhe nëpërmjet ëhatsapp ja dërgoj analizat. Më thanë që për djalin duhet të çojmë urgjent në spital në lidhje me parametrat e mëlçisë. Unë kundërshtova dhe pse insistimi ishte i vazhdueshëm. Ishte i qetë dhe s’kishte simptoma. Vetëm temperatura ndaj nuk e çova në spital. Nga ora 4 e mëngjesit e kishte 38.2, ia ula dhe fjeti i qetë.
Tani unë kisha dilemë që ta çoj mos ta çoj, pse ta çoj (përlotet). Në orën 08:30 e zgjoj i jap ilaçet dhe i them që Xhino mos është më mirë që të shkosh në spital se mos je më i sigurt. Në momentin kur shkuam në spital ai ishte mirë. 36.6 e kishte temperaturën. I bënë disa analiza, nuk e di se çfarë analizash. Kemi pritur rreth 4 orë. Në 1 arrin mjeku roje dhe i thotë Xhinos ta ndjekë. Ai ngitet lartë me mjekun dhe ne kthehemi në Durrës.
Komunikonim pafund. Ishte i qetë. Thoshte që i kishin bërë vetëm një serum me paracetamol. Më tha që nuk i kishte dhënë ilaçe të tjera, sepse ndoshta ngaqë i kam pirë në mëngjes. E diela vazhdon e qetë, kryesisht me mua, me tim shoq dhe të afërm. Duke parë Xhinon të qetë nuk e morra mundimin të pyes si është shërbimi. Vetëm më tha që ishte në një dhomë me 5 të sëmurë dhe kam lëvizur vetë në një dhomë 4-she. Kam kërkuar vetë oksigjenin se sikur më merret fryma.
Ishte pak masa e oksigjenit jo serioze. Edhe të hënën paradite ishte i qetë. Nga pasditja më ankohej, sikur më merrej pak fryma thoshte. Ndoshta njësoj si në shtëpi. Në 10 gusht ai ishte organizatori i një palë pushimeve me miqtë e vetë.
Nata kalon e qetë. Të martën në mëngjes ai shton ankesat. Kuptohet se ai ishte i shqetësuar. Duke u gdhirë e mërkura, ai i ankohet vëllait të madh që është shumë keq dhe vuan nga mungesa e frymëmarrjes. Bisedat ishin vërtet të frikshme. Djali vete në Tiranë dhe arrin të qetësojë Xhinon. Nga stafi mjekësor na u tha se duhet të rrimë të qetë se ai është mirë. Grafia atë ditë doli më pastër se skaneri i parë. Jemi akoma pak të mërzitur, sepse është në ambient spitalor ku gjendja psikologjike e rënduar është normale. E ka psikologjike na u tha. Të mërkurën kishte ankesa që i merrej fryma dhe ankohej për pagjumësi. Nga data 11-12 pa gjumë, 24 orë pa gjumë. Kishte temperaturë 39, alarmoi të vëllanë. Mbasi iu ul temperatura.
Deri në 05:30 dhe unë kam pasur komunikim me Xhinon. Djali i madh ishte në spital. Komunikimi ka qenë nëpërmjet vëllait të madh. Bisedën e fundit e ka bërë me djalin e madh rreth orës 3 duke u gdhirë data 13. I thotë i zhgënjyer për gjumin, se do flinte por nuk e zinte gjumi. Do shihet se çfarë mjekimi i kanë dhënë. Por ai nuk flinte. Dhe vazhdon të ankohej për frymëmarrjen. Fjalia e fundit është “si ndihesh tani?”, “çka”.
Në mëngjes do takonim dikë nga stafi mjekësor.
Djali është brenda dhe në 7 fiks ndodhet te dera e spitalit për të takuar një infermiere që punonte te pavioni i Xhinos. Vëllai i madh nuk e dinte në mëngjes se çfarë kishte ndodhur gjatë natës. Nuk ia thotë infermierja se nuk guxoi. Im bir mori personin në fjalë që kishte shkëmbyer mesazhet. Djali i madh mendoi që ka diçka që nuk shkon. Bën telefonatën që personi të lajmëroi stafin. Personi thotë që kam kohë që dua të marr në telefon, por nuk munda. Se Xhino nuk jeton më dhe ndërmori atë akt. Nuk e besonte se ai ishte poshtë dritares së Xhinos. Djali i madh pyeti a jeton më dhe përgjigja është që Xhino nuk jeton më.
Pyeti personin që komunikonte Xhino. Që bënte lidhjen me stafin mjekësor. Një mik i përbashkët. Mua nuk ma tha askush. Atë ditë nuk e ndeza televizorin. Ishte në sallon. Djali i madh mbasi tronditet uron që ne mos ta kishim marrë vesh dhe flet me një mikeshën tonë në Durrës, një mjeke. Në orën 9 ata vijnë në shtëpi dhe ma thanë është rënduar pak dhe në fund ma thanë që nuk jeton më. Ai ishte i lumtur, nuk do ta ndërmerrte kurrë një veprim të tillë. Ishte i diplomuar. Punonte në poste drejtuese. Në 7 maj pagoi mijëra euro masterin në Kanada…”
/GazetaReforma.com/