Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Linja e kokainës “Bana King” Ekuador-Shqipëri bëhet temë diskutimi në “BBV”, ja komenti epik i Luizit

10:23 16/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Informim, por mbi të gjitha edukim është qëllimi i një mediaje. Ndonëse për formatet televizive në Shqipëri është e vështirë të shprehesh që ndërtohen mbi bazën e këtij parimi, pasi shumica prej tyre bëhen për arsye përftimi.

“Big Brother Vip” është emisioni televiziv më i ndjekur për momentin, por a shërben ky format që ka ndikim të madh në popullatë, sidomos në brezat e rinj, këtë e tregojnë shifrat me të cilat janë rritur pjesëmarrësit nëpër rrjetet soociale. A shërbejnë bisedat e personave brenda që konsiderohen “VIP” dhe supozohet të kenë një CV të pasur që të edukojë një shoqëri të shëndetshme.

Formati është i bazuar më shumë në gjëra rozë, por më në fund duket se temat aktuale po bëhen pjësë e bisedave të banorëve në “BBV”. Narkotizimi i vendit është një nga temat kryesore shqetësuese për shqiptarët, pasi Shqipëria është kthyer në një hambar droge ku vijnë tonelata kokainë në kontienierë me banane, pleh organik, por jo vetëm. Luiz Ejlli një nga personazhet më të dashur të publikut këtë edicion ka prekur këtë temë në një bisedë me banorët.

“Këtu ka për të ardhur dita, ndoshta duket si shaka, por do themi që në një kontenier me kokainë u gjet, një arkë banane”.

Dhe me të vërtetë drejt asaj po shkojmë me gjithë këto nngarkesa kokaine që vijnë nga Amerika Latine e zbarkojnë në Shqipëri, duke synuar Europën. Në Portin e Durrësit janë kapur dhe sekuestruar disa herë ngarkesa të mëdha me kokainë në kontenierët me banane. “Bana King” kompania famoze e Trifon Muratajt mban rekordin në këtë fushë. Por këtyre temave nuk iu jepet asnjëherë kohë televizive dhe vëmendje, pasi janë televizionet që marrin para duke i reklamuar nga mëngjesi në darkë.

Historiku i “Bana King”

Zyra e DEA në Greqi ka zbuluar se kjo kompani është përfshirë në trafiqe që në vitin 2014 dhe Trifon Murataj vazhdon të mos hetohet për asnjërën nga këto dhe të mos pësojë asgjë. Por, informacioni së fundmi erdhi dhe nga DEA amerikane që “Bana King” transporton kokainë.

Krahas kësaj ishin dhe hakerat që publikuan emailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano. Nano është  një komunikim nga një zyrtar i DEA, që jepte informacion për trafikun e kokainës nga kompania Zico sha, e njohur si Banaking. Ky është rast flagrant i cili tregon se ndonëse policia ka informacion për trafik ndërkombëtar të kokainës ku transportohen tonelata me kokainë duket se nuk ka marrë masa dhe biznesi ka vazhduar normalisht duke tansportuar dhe shitur ‘banane’ i pashqetësuar.

Në dhjetor të vitit 2021 në konteinerin e “Bana King”, humbën disa arka të deklaruara me banane, por dyshohet të kenë qenë me kokainë. Asokohe persona ende të paidentifikuar arritën të marin një pjesë të kokainës por nuk arritën ta transportojnë të gjithën duke lënë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë. Sipas kësaj llogarie, nëse një arkë mban diku te 17 kilogram kokainë, në 49 arkat që mungonin dje në Durrës mund të ketë patur deri në 833 kg kokainë.

Për këtë policia arrestoi 20 persona, përfshirë shumë punonjës të doganës por masa më e madhe e tyre janë lënë të lirë. Policia arrestoi edhe Marson Murataj 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliun drejtues të makinave të firmës, Zico Sh.A.

Nga gjithë ky sekuestrim i kësaj sasie të madhe droge, ajo që mbetet mister është fakti se si skaneri nuk e ka konstatuar drogën, ndonëse në kamion ishin 100 pako kokainë, por që burime deklarojnë se në kontejner ka pasur 1925 kg kokainë, ndërsa disa nga këto pako  janë hequr më përpara./ Gazeta Reforma

Të lidhura

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin
Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga i mituri

Një aksident e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Yrshek, ku një 15-vjeçar që drejtonte automjetin e familjes...

20:51 19/05/2025
Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt
Kryesore

Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, përmes avokatëve të tij,...

19:41 19/05/2025
Para
Protestë dhe seancë plenare, Topalli: Kryetaren e Kuvendit e paskan fshehur sot

Protestë dhe seancë plenare, Topalli: Kryetaren e Kuvendit e paskan fshehur sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas të moshuarin

Përplasi për vdekje të moshuarin, vihet në pranga i mituri

20:51 19/05/2025
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Do marrim në kontroll gjithë territorin

20:40 19/05/2025
Euro U-17/ Shqipëria humb me rezultatin e thellë ndaj Portugalisë

Euro U-17/ Shqipëria humb me rezultatin e thellë ndaj Portugalisë

20:24 19/05/2025
Trump flet pas bisedës me Putinin: Koha për paqe në Ukrainë

Trump flet pas bisedës me Putinin: Koha për paqe në Ukrainë

20:05 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.